Konsumatorët e rrugëve “Sllavejko Arsov” në Komunën Qendër nesër nga ora 8.30 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. Nga ora 9.00 e deri në orën 15.30, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugëve “Dane Krapçev” nga numri 20 e deri në 28, të rrugës “Cërvena Voda” dhe nga bulevardi “Partizanski Odredi, të locuar pas Neuromedika, si dhe nga numri 40 e deri në 46, në Komunën Qendër. Në periudhën nga ora 9.00 e deri në 17.00, pa energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët e
rrugëve “1” në fshatin Ognjanc, si dhe në fillim dhe në mes të fshatit, nga ora 9.30 e deri në 11.30, pjesë e konsumatorëve të rrugës “1” në fshatin Studeniçani, nga ora 10.00 e deri në orën 13:00, konsumatorët e rrugës “Cërnogorska” nga numri 16 e deri në numrin 32 në komunën e Gjorçe Petrovit, nga ora 10.30 e deri në orën 15.00 konsumatorët e rrugës “Pitu Guli” në Komunën Qendër, ndërsa nga ora 10.30 e deri në orën 15.30 konsumatorët e rrugës “Drenak” dhe “Draga Stojanovska” në Komunën e Kisella Vodës. Siç informojnë nga Qendra rajonale për Menaxhim me kriza të Qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen në furnizimi me energji elektrike është kryerja e ndërhyrjeve teknike në rrjetinshpërndarës nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni SHA
Data 25.08.2025
Aktuale
- Izet Mexhiti: Barazia gjinore, themel për një Çair më të fortë
- Makina përplas këmbësorin, humb jetën 66-vjeçari! Shoqërohet drejtuesi i mjetit (EMRAT)
- Nesër vazhdon gjyqi për ish-drejtorin e Geriatrisë, Muhsin Arifi për marrje ryshfeti
- Edhe pas tre javësh, ende asnjë i ndaluar për thirrjet nacionaliste në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë
- Beteja për Listën Serbe: A do të kërkojë Gjykata Supreme prova të reja?
- “Ishte xheloz, mami i kërkoi divorcin!”- Vrasja e 36-vjeçares nga bashkëshorti në Greqi, vajza e çiftit zbulon dinamikën e ngjarjes: Nëna thirri për ndihmë, babi e tërhoqi nga flokët dhe…
- Gashi pret delegacionin e liderëve të rinj politik nga SHBA
- ALKO-IMPEX lë në gjendje të mjerueshme aksin Ura e Fshatit-Qafë Buall, banorët: Është katastrofë! Kontraktori mori milionat, nuk bën investime