Në Maqedoni ka shumë familje kujdestare të cilat në disa situata janë të gatshme të marrin fëmijë të cilëve për arsye të ndryshme u nevojitet kujdes, por në Negotinë
dhe Demir Kapi, për fat të keq, ende nuk ka familje të tillë. Ndërsa këtu, edhe pse deri tani rrallë, megjithatë nevojitet kujdestar. Drejtoresha e Qendrës së Negotinës për Punë Sociale, Violeta Taseva tregoi se si një fëmijë e kanë bartur më shumë se njëqind kilometra, që të jetë pjesë e familjes kujdestare.
“Ndërsa gjithmonë këmbëngulim që fëmija të jetë afër prindërve të tij, edhe pse ata për disa arsye nuk munden të kujdesen për të. Këmbëngulim t’u mundësojmë ta vizitojnë fëmijën e tyre dhe t’i japin dashuri së paku një orë ose një ditë. Por për fat të keq, largësia e bën të veten. Prindërit janë akomoduar në institucione shëndetësore në jug, ndërsa fëmija në familje kujdestare në perëndim të vendit tonë. Për këtë këmbëngulim ta nxisim opinionin t’i ndihmojë çdo fëmije i cili mund të mbetet pa familjen e tij”, theksoi Taseva në takim në kornizat e fushatës kombëtare, me të cilën tregohet se çdo fëmije i nevojitet familje.
Asgjë nuk ndikon më mirë në rritjen dhe zhvillimin e mirëqenies së tërësishme të fëmijëve, nga ambienti familjar”, theksoi Zorica Gjorgjievska, psiokologe nga Qendra.
“Në vend ka mbi 200 fëmijë deri në moshën 18 vjeçare të cilët ende janë të akomoduar në institucione dhe të cilët presin familje. Familjet kujdestare sigurojnë alternativë më të mirë të kujdesit në rast kur familja biologjike nuk është në gjendje t’ua ofrojë tërë kujdesin dhe dashurinë kur i nevojiten fëmijës. Duam të sigurohen një numër i mjaftueshëm i familjeve kujdestare të afta të kujdesen për fëmijët të cilëve u nevojitet kujdes i përkohshëm, që të mos ketë asnjë fëmijë, në institucion të madh. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe UNICEF e filluan fushatën çdo fëmije i nevojitet familje. Ajo ka për qëllim t’i nxitë qytetarët të bëhen kujdestarë të fëmijëve pa kujdes
prindëror dhe t’u mundësojnë të rriten në familje të sigurta dhe të lumtura, familje të mbushura me dashuri. Ka për qëllim të mobilizojë përkrahje dhe kujdes edhe deri në vitin 2020 të mos ketë asnjë fëmijë deri në moshën trevjeçare në institucione të mëdha”, theksoi Gjorgjieva.Institucioni nuk është vend i mirë për jetesë të fëmijëve
Elka Todorova, përfaqësuese e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, sqaroi se me këtë fushatë dëshirohet që fëmijëve t’iu mundësohen kushte për jetë të cilat janë më të përafërta me mjedisin natyror familjar. Sepse pa fajin e tyre, me këta fëmijë ka luajtur fati. Bëhet fjalë për fëmijë të cilët për shkaqe të ndryshme janë lënë, ose marrë nga prindërit e tyre.
“Institucioni nuk është vend i mirë për jetesë të fëmijëve. Aty te fëmijët nuk ka qetësi, hare dhe lumturi. Për këtë nevojitet që gjithkund të ketë familje për përkujdesje. Dhe veçanërisht është mirë që secili qytet të ketë familje të vetën kujdestare. Sepse për fëmijët më së miri është që të qëndrojnë të strehuar atje, prej nga rrjedhin. Nuk kemi mjaftueshëm, në të gjitha pjesët e Maqedonisë. Shtatëdhjetë fëmijë nga të cilët për momentin janë në institucion, janë në moshën deri në tre vite. Të gjitha hulumtimet tregojnë se më keq është që ata në këtë moshë të strehohen në institucion. Kjo është periudhë e cila len më së shumti shenja në zhvillimin e mëtutjeshëm”, theksoi Todorova. Ndërsa që të jesh kujdestar në Maqedoni, shtoi, nuk është proces aspak i vështirë dhe i komplikuar. Është e nevojshme që të përmbushen kushtet e caktuara të parapara në ligj, në pikëpamje të moshës, arsimit, pozitës materiale dhe banesore. Më e rëndësishmja është që të hapet zemra për këta fëmijë. Në kryerjen e këtij funksioni kujdestarët kanë përkrahje të madhe nga qendrat për punë sociale, organizatat joqeveritare, ndërsa tendenca është edhe zhvillimi më i madh i serviseve dhe shërbimeve të ministrisë, me përgatitjen e ligjit të ri dhe një varg shërbimesh të tjera, e cila do t’ua lehtësojë punën familjeve kujdestare. Kujdestarët do të marrin kompensim adekuat në të holla për kryerjen e këtij funksioni.
“Në vend ka shembuj pozitiv për familje kujdestare të kënaqura dhe fëmijë të lumtur dhe të qetë, të cilët janë rritur në to. Shpresoj se pas kësaj fushate se edhe këtu do të hapen dyert dhe do t paraqiten kujdestarë të cilët për fat të keq ende nuk janë. Me përkrahjen edhe të bashkësisë lokale dhe të gjitha resurseve të tjera, apelojmë që ta hapim këtë proces, të mbijetojë edhe këtu. Ministria dhe Qendra qëndrojnë në dispozicion për të gjitha çështjet dhe dilemat të cilat ekzistojnë rreth këtij
procesi”, ishte kategorike Todorova.
Duhet të bëhet rrjet i kujdestarëve në territorin e gjithë shtetit, që fëmijët të vazhdojnë të jetojnë në ambient të njohur dhe afër vendit prej nga e kanë prejardhjen, për shkak të ruajtjes së marrëdhënieve të afërta me familjet e tyre. Në secilën komunë duhet të identifikohen kujdestarët, të cilët do të sigurojnë përkujdesje dhe mbrojtje për fëmijët dhe ruajtjen e lidhjeve me familjen, bashkësinë dhe prejardhjen e tyre kulturore.
Ligji për mbrojtje sociale parasheh formë të përkujdesit të fëmijëve si fazë kalimtare nga dalja e fëmijës nga familja biologjike e deri në zgjidhjen e statusit të tij. Është e nevojshme armatë e kujdestarëve dhe familjeve kujdestare Kryetari i Komunës së Negotivës, Tono Delkov, e përshëndeti fushatën qëllimi i të cilës është promovimi i formave alternative të përkujdesit për ata të cilëve kjo u është më se e nevojshme. Ai theksoi se jep mbështetje të plotë për këtë projekt human. Delkov shfaqi shpresë se edhe në Negotinë do të paraqiten të interesuar për të qenë kujdestarë të fëmijëve pa familje dhe t’u dhurojnë dashuri. Pasi, siç përkujtoi, pikërisht ky është qëllimi i fushatës, përveç sigurimit të familjeve të reja kujdestare, paralelisht të ngrihet edhe ndërgjegjësimi i opinionit, se çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në një mjedis të rrethuar me vëmendje të nevojshme, kujdes dhe mbështetje, të cilat u janë më se të nevojshme fëmijëve, sepse qëndrimi në shtëpi familjare dhe në një institucion të madh është krejtësisht ndryshe.
Përfaqësuesi i UNICEF-it në Maqedoni, Benxhamin Perks informoi se fushata ka për qëllim që deri në vitin 2020 të mos ketë asnjë fëmijë nga lindja e deri në tre vjet, i cili do të jetonte jashtë familjes. Të mos ketë fëmijë të cilët do të jetojnë në institucione. Familja paraqet të drejtë kushtetuese njerëzore të çdo fëmije dhe në të vërtetë familje për çdo fëmijë paraqet vend parimor dhe burim i sigurisë, identitetit, para së gjithash dashurisë.
“Kur një fëmijë braktiset nga familja e tij në moshën e hershme të jetës, kjo jo vetëm që është prekëse për jetën, por ka edhe ndikim shumë të dëmshme edhe ndaj zhvillimit të tij të mëtutjeshëm.
Fëmijët të cilët braktisen dhe të vetmuar përfundojnë në Shtëpinë e fëmijës në Manastir dhe aty rrinë të shtrirë në krevatet dhe presin, presin e presin që të merren që aty. Duke e pasur parasysh strukturën e resurseve njerëzore në atë institucion, ata fëmijë në dispozicion kanë vetëm një deri në dy orë në ditë që t’ju kushtohet vëmendje. Ndërsa ne si prindër, gjyshe dhe gjyshër, jemi në dijeni se kjo nuk është e mjaftueshme. Në fillim ata qajnë për të tërhequr vëmendje, por si kalon koha ata ndalojnë së qari. Ndërsa izolimi nëpër të cilën kalojnë, me të vërtetë është prekës, duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për fëmijë të vegjël. Shumë thjesht, e gjitha kjo mund ta transformohet, nëse në vendin tonë sigurojmë një armatë të plotë të kujdestarëve dhe familjeve kujdestare, por edhe ta përmirësojmë sistemin për mbrojtje sociale në mbarë vendin. Ata prindër të cilët janë kujdestarë dhe familje kujdestare, tregojnë se përvoja e tillë me të vërtetë i pasuron. Jo vetëm ata si prindër, por
edhe vetë fëmijët dhe tërë bashkësinë. Nuk mund ta masim me fjalë ndikimin të cilin e kanë kujdestarët ndaj zhvillimit të këtyre fëmijëve”, deklaroi Peks.
Përgatitja, zgjedhja dhe mbështetja për familjet kujdestare e kryen Qendra për Punë Sociale kompetente. Taseva, drejtoreshë e Qendrës në Negotinë, tha se i ndjekin të gjitha aktet ligjore të cilat tentojnë që kjo formë e kujdesit të fillojë të zhvillohet më masovikisht dhe të hapen shumë familje kujdestare, të cilët do t’i shtrijnë dorën një fëmije që ka mbetur pa familje nga arsye të ndryshme. Ajo u përqendrua në arsyet për shkak të së cilave një fëmijë ka mbetur pa familje dhe është vendosur në institucion. Këtu janë problemet shëndetësore të prindërve, për shkak të së cilës ata mund të jenë për kurim në institucion, në afat më të shkurtër apo më të gjatë. Në raste të ndara në shtet, faktori i cili ndikon ndaj nevojës nga kujdesi është mospërfillja, braktisja arsimore, dhuna familjare, apo qëndrimi eventual në prindit në burg, por edhe vepër të kryer penale apo kundërvajtje nga ana e fëmijës. Varfëria, në nivel kombëtar, më rrallë është arsye për largimin e ndonjë fëmije në familje kujdestare.
Për shkak të vdekjes të prindërve ndodh gjithashtu të jetë e domosdoshme përkujdesja e fëmijëve të tyre. Por, për fat të keq, ndonjëherë ndodh edhe kjo të ketë nevojë nga kujdesi për fëmijë të cilin më të afërmit e kanë braktisur për shkak të paaftësisë së tij dhe e kanë lënë në institucion. Ndër vite, disa prej tyre jetën e tyre e kanë kaluar në institucion.Për momentin, gjysma e 200 fëmijëve në institucione, janë me aftësi të kufizuara.
Drejtoresha flet edhe për kriteret të cilat duhet të përmbushen që të bëhet kujdestar, ndërsa nuk janë shumë të vështira. Mosha e rritur dhe kushtet e banimit, mosha jo më shumë se 65 vjet, dëshmi penaliteti, dhe marrje të të drejtës prindërore, mosha e kujdestarit dhe fëmija të ketë 18 vjet dallim.
“Duhet që individi vetëm të përpiqet, të ketë dëshirë për këtë, dokumentacioni mund të nxirret për njëditë. Kujdestarët kalojnë edhe përmes një trajnimi, ndërsa vazhdimisht e kanë përkrahjen edhe nga qendrat për politikë sociale”, theksoi Taseva.
Në një familje kujdestare mund të qëndrojnë më së shumti deri në pesë fëmijë të cilëve i nevojitet ndihmë. Nëse fëmijët për të cilët duhet përkujdesje kanë aftësi të kufizuara, mund të merren maksimum deri të tre prej tyre. Kishte shpresë se Negotina dhe Demir Kapia do të kenë të paktën një familje kujdestare. Në takimet u diskutua edhe për volitshmëritë për familjet kujdestare, kompensimi mujor për ata që përkujdesen dhe për fëmijën për të cilin ofrohet përkujdesje dhe të drejta të tjera të cilat pasojnë.
Të pranishmit kërkuan përgjigje për pyetjen ku është dallimi midis përkujdesjes dhe adoptimit dhe nëse mund të kalohet nga përkujdesja në adoptim, a planifikohet rritja e kompensimit financiar që e marrin familjet përkujdesëse. Nëse individi mund të jetë përkujdesës për fëmijë, si të tejkalohen problemet e prindërve që presin të adoptojnë fëmijë etj.
“Tu ofrohet ndihmë fëmijëve që kanë përjetuar një tragjedi në jetën e tyre edhe e kanë humbur përkujdesjen nga ana e prindërve të tyre është sfidë. Ata shpesh herë ndjehen të frikësuar, të zemëruar, të shqetësuar, për shkak të ndjenjave të trishtuara. I duhet kohë që të mësojnë se mund të besojnë tek të rriturit. Ndërsa bota, mund të jetë një vend i sigurt për të jetuar”, tha psikologia Gjeorgjieva.