Në ora 05.10 minuta në rrugën lokale midis fshatrave Turnovë-Ilovicë ka ndodhur një aksident trafiku ku ka marr pjesë vetura e tipit “Mercedes” me targa nga Strumica e drejtuar nga njëzet e shtatë vjeçari A.J. dhe traktori “IMT 539” e drejtuar nga 52 vjeçari S.I. nga fshati Ilovicë, transmeton Almakos.
A.J. e ka humbur kontrollin mbi veturën dhe e ka goditur traktorin i cili ka qenë duke lëvizur në anën e kundërt.
Në aksident, shoferët A.J. dhe S.I. janë lënduar lehtë, derisa bashkëudhetarja e traktorit M.I.(52) është lënduar rëndë.
Me veturën e Ndihmës së shpejtë të lënduarit janë dërguar në Qendrën Mjekësore në Strumicë për ndihmë mjekësore.
Është kryer kontroll në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit