Një grup i shoqatave ekologjike dhe iniciativave qytetare sot nëpërmjet një kumtese kanë reaguar për vendimin që aksi gazsjellës Shkup-Tetovë-Gostivar të
vazhdojë të ndërtohet traseja nëpër Parkun Vodno. Presin përgjigje nga Qeveria për këtë çështje.
“Me rastin e publikimit të deklaratës së djeshme të drejtorit të REM ku Qeveria ka vendosur aksi gazsjellës Shkup-Tetovë-Gostivar të vazhdojë të ndërtohet sipas trasesë së njëjtë nëpër park – pyllin Vodno, me disa ndryshime dhe masa, presim përgjigje publike nga Qeveria për shpalljen e vendimit të saj gazsjellësi të kalojë nëpër park – pyllin Vodno, të sjellë në seancë qeveritare”, thuhet në kumtesën e shoqatave ekologjike dhe iniciativave të qytetarëve. Sipas tyre, qëndrimi i fundit zyrtar i Qeverisë i njohur për opinionin është nga 27 marsi i vitit 2018.
Atëherë ishin të obliguar Ministria për Transport dhe Lidhje, Qyteti i Shkupit dhe REM për të gjetur zgjidhje të përbashkët të pranueshme në lidhje me ndërtimin e gazsjellësit magjistral Seksioni 5 Shkup-Tetovë-Gostivar tek Vodno.
Kumtesa është nga iniciativa qytetare dhe shoqata: E dua Vodno-n, Koalicioni O2, Stop për ndotjen, Shpëtim për Vodno, Taftalixhe e gjelbër, EkoKarposh 3,2,1, Ne jemi Kaposh 4, FRONT 21/42, MTB Oksigjen, I love hiking, Gou Grin, Grin Pauer, Shkupi Smog Alarm, Barishte, Sheshi Liri, Eko Vetëdije, Duam Aerodromi të marrë frymë.
Data 26.08.2025
Aktuale
- Taravari: Shqiptarët po shtypen, Mickoski nën kontrollin serb, Kurti nuk u mor me ne
- Izet Mexhiti: Barazia gjinore, themel për një Çair më të fortë
- Makina përplas këmbësorin, humb jetën 66-vjeçari! Shoqërohet drejtuesi i mjetit (EMRAT)
- Nesër vazhdon gjyqi për ish-drejtorin e Geriatrisë, Muhsin Arifi për marrje ryshfeti
- Edhe pas tre javësh, ende asnjë i ndaluar për thirrjet nacionaliste në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë
- Beteja për Listën Serbe: A do të kërkojë Gjykata Supreme prova të reja?
- “Ishte xheloz, mami i kërkoi divorcin!”- Vrasja e 36-vjeçares nga bashkëshorti në Greqi, vajza e çiftit zbulon dinamikën e ngjarjes: Nëna thirri për ndihmë, babi e tërhoqi nga flokët dhe…
- Gashi pret delegacionin e liderëve të rinj politik nga SHBA