Një vajzë 10-të vjeçare është sulmuar me thikë dje në Tetovë në afërsi të ndërtesës në të cilën ka jetuar, kumtoi MPB-ja. Rastin në polici e ka denoncuar babai i vajzës, i cili ka thënë se dje rreth orës 17, vajza e tij 10- vjeçare, në afërsi të ndërtesës në të cilën kanë jetuar është sulmuar nga një person mashkull, i cili i është afruar dhe me thikë i ka shkaktuar disa prerje. Pasi që sulmuesi është goditur nga vajza, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Personi i njëjtë, sipas thënieve të vajzës edhe para dy ditëve e ka sulmuar në shtëpi, ku pa u vërejtur ky hyrë dhe e ka prekur nëpër trup. Pas ndërmarrjeve të marra në stacionin e policisë Tetovë, është arrestuar M.B. (33) nga Tetova, i cili dyshohet se e ka sulmuar vajzën dhe nga i cili është marrë një thikë gjahu me këllëf. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.
Data 26.08.2025
Aktuale
- Taravari: Shqiptarët po shtypen, Mickoski nën kontrollin serb, Kurti nuk u mor me ne
- Izet Mexhiti: Barazia gjinore, themel për një Çair më të fortë
- Makina përplas këmbësorin, humb jetën 66-vjeçari! Shoqërohet drejtuesi i mjetit (EMRAT)
- Nesër vazhdon gjyqi për ish-drejtorin e Geriatrisë, Muhsin Arifi për marrje ryshfeti
- Edhe pas tre javësh, ende asnjë i ndaluar për thirrjet nacionaliste në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë
- Beteja për Listën Serbe: A do të kërkojë Gjykata Supreme prova të reja?
- “Ishte xheloz, mami i kërkoi divorcin!”- Vrasja e 36-vjeçares nga bashkëshorti në Greqi, vajza e çiftit zbulon dinamikën e ngjarjes: Nëna thirri për ndihmë, babi e tërhoqi nga flokët dhe…
- Gashi pret delegacionin e liderëve të rinj politik nga SHBA