Një grua shtatëdhjetë e njëvjeçare humbi jetën në zjarrin i cili shpërtheu dje në shtëpinë e saj në fshatin Dobroshane të Kumanovës. Siç është theksuar në buletinin e policisë, mbrëmë rreth orës 20:40 është paraqitur se në fshatin Dobroshane, ne vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, në shtëpinë pronësi e M.L. (71) ka shpërthyer zjarr, me çka shtëpia plotësisht është djegur. Nga lëndimet e marra gjatë zjarrit, M.P. ka vdekur. Zjarri është fikur nga ekipet e Njësive territoriale të zjarrfikësve në Kumanovë. Ekspertiza do të kryhet gjatë ditës së sotme.
Data 27.08.2025
Aktuale
- Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Mjedisit, shkak zgjedhja e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit
- Shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbën jetën dy motrat, gjykata e Sarandës lë në burg 23-vjeçarin Kevi Norra
- Si Inteligjenca Artificiale shpëton elefantët në Indi nga rreziku i trenave
- Mot me diell dhe i nxehtë deri të shtunën
- Bllokimi i institucioneve: A është Vetëvendosje në rrugën e krizës?
- “Do kemi flotën e avionëve tanë”- Përballja me zjarret, Rama: Do përdorim më shumë dronë me kamera termike! Teknologji dhe inteligjencë me sisteme alarmi
- Mucunski: Nuk ka ndryshime kushtetues nëse nuk marrim garanci të forta nga BE-ja se kjo do të jetë kërkesa e fundit e Sofjes
- BIRN: Strategjia për Inteligjencën Artificiale, e mirë në letër, sfiduese në zbatim