Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në ditën e dytë pune të Komisionit për çështje të jashtme ju drejtua deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski duke i thënë se publikimin e sekreteve shtetërore e përjeton si një proces antishtetëror.
“Sekret shtetëror donë të thotë se publikimi i informacioneve të tilla mund të dëmtoj procesin i cili nuk ka përfunduar. Në janar nuk u dakorduam të mbajë shënime zyrtare. Format e tilla janë si sëmundja të vije dhe ta pyes shërimin deri ku është procesi. Këtë sabotim e përjetoj si proces antishtetëror.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë që Talat Xhaferi t’i lejojë dhe të dorëzoj dokumentet e klasifikuara, dhe më pas të dëgjohet raporti i ministrit të punëve të jashtme Nikolla Dimitrov.