Pas konkluzioneve nga takimi i sotëm i vendeve të CEFTA-s në Beograd për doganat e Kosovës, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi paralajmëroi takim me
kolegun e tij kosovar Hasani për të premten, më 27 korrik. Qeveria e Kosovës dje mori vendim për tërheqje të pjesshme të masës së përkohshme, por me të mbeten të përfshira domatet, specat, mollët, dardhat, kumbullat, mjedrat dhe rrushi.
“Në emër të bashkëpunimit të deritanishëm tregtar të suksesshëm, dhe në përgjithësi, ekonomik me Republikën e Kosovës shpresoj se do të gjejmë gjuhë të përbashkët me kolegun e tim kosovar, ndërsa se takimi do të rezultojë me zgjidhje që do të jetë me interes të përbashkët. Jam i bindur se kemi qëllim të përbashkët, ndërsa me këtë lehtësim të tregtisë në Ballkanin Perëndimor, konform rregullave të CEFTA-s marrëveshjes dhe parimeve të tregtisë së lirë”, thotë Bekteshi. Mes konkluzioneve të takimit të sotëm në Beograd është edhe heqja e të gjitha barrierave të tjera të vendosura nga ana e vendeve anëtare të Marrëveshjes së CEFTA-s, ndërsa ishte potencuar edhe në
nevojën e reformave të mëtejshme me CEFTA-n, me qëllim të lehtësimit të mëtejshëm të tregtisë për Ballkanin Perëndimor për çfarë pritet edhe mbështetje të drejtpërdrejtë nga KE. Për shkak të kësaj, vendet u dakorduan të formohet trup operativ i cili do të punojë në zgjidhjen efikase dhe heqjen e të gjitha barrierave tregtare të cilat do të paraqiteshin në rajon, deri te hyrja në fuqi e Protokollit 7 shtesë të Marrëveshjes së CEFTA-s, e cila parashikon mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve.
Data 27.08.2025
Aktuale
- Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Mjedisit, shkak zgjedhja e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit
- Shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbën jetën dy motrat, gjykata e Sarandës lë në burg 23-vjeçarin Kevi Norra
- Si Inteligjenca Artificiale shpëton elefantët në Indi nga rreziku i trenave
- Mot me diell dhe i nxehtë deri të shtunën
- Bllokimi i institucioneve: A është Vetëvendosje në rrugën e krizës?
- “Do kemi flotën e avionëve tanë”- Përballja me zjarret, Rama: Do përdorim më shumë dronë me kamera termike! Teknologji dhe inteligjencë me sisteme alarmi
- Mucunski: Nuk ka ndryshime kushtetues nëse nuk marrim garanci të forta nga BE-ja se kjo do të jetë kërkesa e fundit e Sofjes
- BIRN: Strategjia për Inteligjencën Artificiale, e mirë në letër, sfiduese në zbatim