Për një ditë janë parashtruar mbi 200 kërkesa për dëmshpërblim të bujqve nga fshatrat e Prilepit Konjari i Vogël dhe Konjari i Madh, si dhe lagjja Varosh për dëmet nga
stuhia e pardjeshme. Komisioni për vlerësim sot është në terren dhe po e skenon situatën. Sipas kryetarit të Komisionit komunal për dëme, Zharko Severkoski, në 90 për qind e kërkesave të arritura bëhet fjalë për dëm prej 100 për qind të vlerësuar në sipërfaqet e duhanit. Prilepi kërkoi që të shpallet fatkeqësi elementare sepse 100 për qind është shkatërruar prodhimi, kryesisht i duhanit, specave dhe një pjesë e kulturave të drithit në mbi 600 hektarë. Me motin e keq u përfshinë rreth 1.000 familje bujqësore në rajonet e fshatrave Konjara e Vogël dhe Konjara e Madhe, vendi “Orde Çopela” dhe në atarin e lagjes Varosh. Afati për paraqitjen e dëmeve është deri më tre gusht.
Data 27.08.2025
Aktuale
- Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Mjedisit, shkak zgjedhja e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit
- Shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbën jetën dy motrat, gjykata e Sarandës lë në burg 23-vjeçarin Kevi Norra
- Si Inteligjenca Artificiale shpëton elefantët në Indi nga rreziku i trenave
- Mot me diell dhe i nxehtë deri të shtunën
- Bllokimi i institucioneve: A është Vetëvendosje në rrugën e krizës?
- “Do kemi flotën e avionëve tanë”- Përballja me zjarret, Rama: Do përdorim më shumë dronë me kamera termike! Teknologji dhe inteligjencë me sisteme alarmi
- Mucunski: Nuk ka ndryshime kushtetues nëse nuk marrim garanci të forta nga BE-ja se kjo do të jetë kërkesa e fundit e Sofjes
- BIRN: Strategjia për Inteligjencën Artificiale, e mirë në letër, sfiduese në zbatim