Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski sot dhe nesër në Uashington do të merr pjesë në Konferencën ministrore për avancimin e lirive fetare, me ftesë të sekretarit shtetëror të SHBA-ve Majkëll Pompeo.
“Promovimi i mbrojtjes së lirive fetare është prioritet i administratës amerikane dhe për këtë qëllim sekretari shtetëror Pompeo do të jetë nikoqir në konferencën e parë ministrore ku përveç ministrave dhe përfaqësuesve qeveritar, në një vend do të tubon liderë të shumtë botëror, luftëtar për të drejtat e njeriut dhe përfaqësues të sektorit qytetar. Ata do të bisedojnë për sfidat, do të identifikojnë masa konkrete dhe hapa për luftë kundër diskriminimit dhe sigurimit të respektimit të lirive fetare për të gjithë”, ka njoftuar MPJ.
Përveç sekretarit shtetëror Pompeo, në hapjen e konferencës paraqitje do të ketë edhe nënkryetari i SHBA-së, Majk Pens.
MPJ kumtoi se Zhernovski gjatë vizitës dyditore të punës në Uashington do të realizojë takim me përfaqësues të lartë të administratës amerikane, takime në Shtëpinë e Bardhë, në Stejt Departamentin, Kongresin dhe me tink- tenk bashkësitë
Data 27.08.2025
Aktuale
- BDI Tetovë: Prishja e ndërtesës së Shkollës së mesme teknike nuk sjell asgjë tjetër përveç kaosit
- Mark Zuckerberg dhe dhurata e tij e veçantë për fqinjët
- Aleanca për Shqiptarët: Shpifjet e VMRO-DPMNE-së nuk pijnë më ujë
- Prokurorisë s’i lejohet t’i zbulojë emrat e katër prej 11 personave që iu ndalua vizita tek Thaçi
- Orlin Vatashki është anëtar i ri i Bordit Drejtues të UNIBanka AD Shkup
- Dhunë në familje! Policia nis hetimet
- VLEN: Mbyllim përgjithmonë deponinë e Nikushtakut – BDI premtoi, por helmoi
- FOTO/ U arrestua nga policia pasi ndërtoi në mënyrë të paligjshme, zbulohet resorti luksoz i ish-kryeinspektorit të IMT, Ardian Halili