Nga SPB-ja në Tetovë njoftojnë se kanë realizuar kontroll aksion në objektin hotlilerik, me lokacion rreth autostradës Tetovë-Gostivar, më saktë në fshatin Sedllarcë e Epërme, pronë e 48 vjeçarit B.L. nga Tetova.
Gjatë kontrollit në objekt janë ndaluar 9 femra, nga të cilat 6 shtetase të Shqipërisë si dhe 3 shtetase të Maqedonisë.
Shtetaset e huaja të moshës prej 20 deri 27 vjeçe, janë arestuar dhe janë mbajtur në Stacionin Policisë së Tetovës, prej ku janë dorëzuar në Departamentin për të huaj, krim ndërkufitar, migracion dhe riatëdhesim.