Maqedonia sot i fillon bisedimet paraqasëse për anëtarësim në NATO, pasi në Samitin në Bruksel më 12 korrik vendi edhe zyrtarisht mori ftesë për anëtarësim. Për vizit në Maqedoni është Delegacioni i NATO-së, i udhëhequr nga Drejtori për çështje evropiane dhe globale të Aleancës, Xhejms Mekki.
Koordinatori Nacional për NATO i Maqedonisë, Stevo Pendarovski tha se vendi është i gatshëm për bisedime serioze në korniza të kësaj faze të bisedimeve për anëtarësim, raporton SHENJA.
“Detyra politike kryesore, marrëveshja me Greqinë mbetet parakushti për anëtarësim të plotë, tani kemi ftesë për bisedime për anëtarësim, e fillojmë sot dhe presim maksimalisht deri në fund të vitit ta përfundojmë”, ka thënë Stevo Pendarovski.
Nga ana tjetër Xhejms Mekki tha se Maqedonia për rreth 18 muaj pritet të jetë anëtare e re e NATO-s.
“Vendi juaj më tepër vite ka qenë e kyçur në procesin e Partneritetit për paqe dhe në përpunimin e planeve aksionare për anëtarësim, që donë të thotë se shteti me të vërtetë është e përgatitur”, ka thënë Mekki.
Data 27.08.2025
Aktuale
- SPAK dhe Policia aksion për goditjen e korrupsionit në ndërtim, arrestohen 2 punonjës të IMT-së! 2 të tjerë në kërkim
- VMRO i kërkon Osmanit të japë llogari për Samitin e OSBE-së në vend të statuseve që nxisin përçarje
- Bashkim Bakiu: Shkupi nuk është vetëm Qendra e Karposhi por është Çairi, Saraji, Buteli, Gazi Baba
- Gashi: Edhe pa deputet rom, unë do të jem zëri i tyre në Parlament!
- Osmani: Po krijojmë Task Force të posaçme për fondet IPA
- Përplasja për Kushtetutshmërinë: Propozimi i Rashiqit dhe Kontestimi i Votimit për Rexhepin
- (VIDEO) FSSH: Fondi nuk i mbulon intervenimet private
- (VIDEO) Fillon ndryshimi i ligjeve për “Safe City”, Toshkovski: Telefoni ndalohet për këmbësorët dhe shoferët