Nëntë persona janë lënduar në fatkeqësinë e komunikacionit në afërsi të fshatit Damjan të Radovishit në rrugën magjistrale Shtip- Radovish.
Zëdhënësi i SPB- Strumicë, Hrizantema Rendevska ka deklaruar se fatkeqësia ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ora 3.40 mes dy veturave për udhëtarë dhe një traktor me rimorkio. “Sipas informacioneve të para, me lëndime trupore janë gjithsej nëntë persona dhe të gjithë janë hospitalizuar në spitalin në Strumicë”, tha Rendevska. Në rrjedhë është mbikëqyrja në vendin e fatkeqësisë nga ana e policisë dhe Prokurorit publik, ndërsa mëngjesin e sotëm prej orës 4.15 e deri në 5.40 komunikacioni në atë rrugë ka qenë i ndërprerë tërësisht.
Data 27.08.2025
Aktuale
- SPAK dhe Policia aksion për goditjen e korrupsionit në ndërtim, arrestohen 2 punonjës të IMT-së! 2 të tjerë në kërkim
- VMRO i kërkon Osmanit të japë llogari për Samitin e OSBE-së në vend të statuseve që nxisin përçarje
- Bashkim Bakiu: Shkupi nuk është vetëm Qendra e Karposhi por është Çairi, Saraji, Buteli, Gazi Baba
- Gashi: Edhe pa deputet rom, unë do të jem zëri i tyre në Parlament!
- Osmani: Po krijojmë Task Force të posaçme për fondet IPA
- Përplasja për Kushtetutshmërinë: Propozimi i Rashiqit dhe Kontestimi i Votimit për Rexhepin
- (VIDEO) FSSH: Fondi nuk i mbulon intervenimet private
- (VIDEO) Fillon ndryshimi i ligjeve për “Safe City”, Toshkovski: Telefoni ndalohet për këmbësorët dhe shoferët