Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në katër prej 12 aksidenteve të trafikut që gjatë 24 orëve kanë ndodhur në rajonin e SPB Shkup.
Policia e trafikut ka sanksionuar 40 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 12 shoferë. Sipas raportit policor, tre shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, gjashtë para se të përfitojnë të drejtën për drejtimin e automjetit, tre fillestarë, një automjet ka pasur probleme teknike, ndërsa 12 të paregjistruara.
Janë sanksionuar edhe 37 këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, tetë këmbësorë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, shtatë shoferë kanë kaluar përmes udhëkryqit në dritë të kuqe, një është rreshtuar në mënyrë jo të drejtë, një ka tejkaluar në mënyrë jo të drejtë, një shofer nuk u ka dhënë përparësi kalimi automjeteve në zonë udhëkryqi dhe shtatë shoferë janë sanksionuar për mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse. Sektori për parandalim në kuadër të projektit edukativ për komunikacion “Kulturë komunikacioni për fëmijët në institucionet parashkollore” sot do të realizojë punëtori edukative në kopshtin “8 Marsi” objekti “Përzhinë” në komunën Kisella Vodë.
Data 27.08.2025
Aktuale
- SPAK dhe Policia aksion për goditjen e korrupsionit në ndërtim, arrestohen 2 punonjës të IMT-së! 2 të tjerë në kërkim
- VMRO i kërkon Osmanit të japë llogari për Samitin e OSBE-së në vend të statuseve që nxisin përçarje
- Bashkim Bakiu: Shkupi nuk është vetëm Qendra e Karposhi por është Çairi, Saraji, Buteli, Gazi Baba
- Gashi: Edhe pa deputet rom, unë do të jem zëri i tyre në Parlament!
- Osmani: Po krijojmë Task Force të posaçme për fondet IPA
- Përplasja për Kushtetutshmërinë: Propozimi i Rashiqit dhe Kontestimi i Votimit për Rexhepin
- (VIDEO) FSSH: Fondi nuk i mbulon intervenimet private
- (VIDEO) Fillon ndryshimi i ligjeve për “Safe City”, Toshkovski: Telefoni ndalohet për këmbësorët dhe shoferët