Nga fundi i vitit pritet të aprovohet strategjia e re e Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim për Maqedoninë, për të cilin sot biseduan një ekip i BERZH-it, i kryesuar nga Anka Ioana Ionesku, udhëheqëse e zyrës së Bankës në Maqedoni dhe sekretarja shtetërore për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor Ana Petrovska. Në takim është prezantuar projekt-strategjia e re për Republikën e Maqedonisë për periudhën 2018- 2023 dhe janë theksuar prioritetet kyçe me qëllim që të vendoset koordinim me aktivitetet e planifikuara të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
“Duke pasur parasysh se një nga qëllimet e kësaj strategjie është infrastruktura e përmirësuar ekologjike (ujë, mbeturina dhe ujëra të zeza) në nivel lokal dhe komunal të takimit është dakorduar që Ministria deri nga mesi i gushtit të japë komente të saj lidhur me dokumentin. Aprovimi përfundimtar i Strategjisë, me ç’rast do të fillojë cikël të ri të mbështetjes financiare në Maqedoni pritet të ndodhë nga fundi i vitit, gjatë dhjetorit”, njofton MMJPH
Data 28.08.2025
Aktuale
- Deputeti Salih Murat takohet me përfaqësues të OSBE-së në Shkup
- Afrim Gashi në takimin lamtumirës për drejtorin e Halkbank, Bilal Suçubaşı
- Gazetari Ferdinand Samarxhi feston 77-vjetorin e lindjes, urime nga Kryepiskopi Joan, Baba Mondi dhe kreu i KMSH: Pasqyrim profesional i komuniteteve fetare
- Taravari: Bajram Rexhepi do të dijë të ndërtojë një Tetovë më të mirë për tetovarët
- Reagimi i OVL-UÇK: Basha, një kërcënim për dinjitetin e institucioneve
- EMRAT/ Gjykata në Britani dënon me afro 28 vite burg bandën shqiptare që shpërndante kokainë në Swindon
- 12 zjarre ende aktive në vend
- Policia aksion në Shkozet të Durrësit, raportohet për disa të arrestuar