Në nivel të Maqedonisë ka 172 familje përkujdesëse me 341 shfrytëzues, prej tyre 302 persona të mitur dhe 18 persona me nevoja të veçanta. Familjet
përkujdesëse janë nga të gjitha kategoritë sociale. Për secilin shfrytëzues familjet marrin nga 9.870 denarë të ardhura mujore. Që të vendosen nën përkujdesje presin 200 fëmijë. Këtë për MIA-n e deklaroi Sonja Atanasova, përfaqësuese e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale pas takimit të sotëm që u mbajt në Dibër, në kuadër të fushatës “Secilit fëmijë i nevojitet familje”, e cila po zbatohet në bashkëpunim me UNICEF-in. Sipas saj fushata ka për qëllim t’i inkurajojë qytetarët që të bëhen përkujdesës për fëmijët pa prindër dhe përkujdesje prindërore dhe t’u mundësojnë që të rriten në rrethinë të sigurt dhe familjare të përmbushur me dashuri. Deri në vitin 2020, shtoi presim që të mos ketë fëmijë, i cili nuk do të jetë pa përkujdesje.
Ajo paralajmëroi se në vazhdim është përgatitja e ligjit të ri me të cilin mes tjerash do të mund edhe familje të gjakut të përfshihen në aktivitet humanitare dhe me qëllim të mirë. “Fushata filloi para dy muajve dhe Dibra është qyteti i 22-të ku po mbahet një ngjarje tillë. Nevoja për zgjerim të rrjetit të familjeve përkujdesëse është më se e nevojshme. Institucioni i madh, siç është shtëpia e fëmijëve pa përkujdesje prindërore, pa marrë parasysh se sa është e pajisur dhe ka personel të mirë, asnjëherë nuk mund ta zëvendësojë dashurinë, ngrohtësinë, kujdesin dhe mbështetjen e rrethit familjar”, tha mes tjerash Jelena Velkovska, përfaqësuese e UNICEF-it.
Për rëndësinë e familjeve përkujdesëse, mënyrën se si secili mund të informohet dhe trajnimin folën edhe Lupço Trifunovski nga organizata “Prida” e cila organizon trajnime, si dhe drejtori i qendrës dibrane ndër komunale për punë sociale, Kreshnik Paçuku dhe punëtori social Ismail Mersimovski.
Data 08.06.2025
Aktuale
- DPHM: Prej nesër rënie e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima
- BDI: Diskriminim në avancimet në SPB-Tetovë
- Shkencëtarët britanikë krijojnë violinën më të vogël në botë, e cila ndodhet nën mikroskop
- Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportoheshin 6 kg heroinë, zbardhen emrat e efektivëve të arrestuar në Kapshticë
- Jonathan Haidt paralajmëron për krizën e shëndetit mendor tek të rinjtë: Strategjitë për të mbrojtur fëmijët nga ndikimi i teknologjisë
- Propozimi që Azir Aliu të jetë ministër i Shëndetësisë nesër para Kuvendit
- Arrestimi skandaloz i ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës në kufirin serbo-kosovar
- Arianit Koci paralajmëron protesta aktiviste për integritetin e Kuvendit të Kosovës