Igor Spasov, i dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit, është në mjekim për shkak të diagnostifikimit të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe duhet të kthehet në
vuajtjen e dënimit më 6 gusht të këtij vitit në burgun e Idrizovës. “Për shkak të dyshimit për keqësimin e gjendjes shëndetësore, në kërkesë të burgut të Idrizovës, pas
lutjes paraprakisht të dorëzuar nga i dënuari dhe dokumentacioni i paraqitur mjekësor, të dënuarit i miratohet ndërprerja e dënimit nga 22.06.2018 deri më 07.07.2018”, theksohet në kumtesën nga Drejtoria për kryerje të sanksioneve pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Më 5 korrik të këtij viti, Gjykata themelore Shtip e njoftoi burgun e Idrizovës se në kërkesë të të dënuarit, të njëjtit i vazhdohet ndërprerja e dënimit dhe ai do të kthehet në vuajtjen e dënimit me burg më 6 gusht të këtij viti.
Data 28.08.2025
Aktuale
- Deputeti Salih Murat takohet me përfaqësues të OSBE-së në Shkup
- Afrim Gashi në takimin lamtumirës për drejtorin e Halkbank, Bilal Suçubaşı
- Gazetari Ferdinand Samarxhi feston 77-vjetorin e lindjes, urime nga Kryepiskopi Joan, Baba Mondi dhe kreu i KMSH: Pasqyrim profesional i komuniteteve fetare
- Taravari: Bajram Rexhepi do të dijë të ndërtojë një Tetovë më të mirë për tetovarët
- Reagimi i OVL-UÇK: Basha, një kërcënim për dinjitetin e institucioneve
- EMRAT/ Gjykata në Britani dënon me afro 28 vite burg bandën shqiptare që shpërndante kokainë në Swindon
- 12 zjarre ende aktive në vend
- Policia aksion në Shkozet të Durrësit, raportohet për disa të arrestuar