Qendra kumanovare për punë sociale aktivisht punon që ta animojë opinionin për projektin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe UNICEF-it “Çdo
fëmije i nevojitet fëmijë” qëllimi i të cilit është që t’i nxisë qytetarët që të përkujdesen për fëmijë pa përkujdesje prindërore.
Ivana Llazarevska, punonjëse sociale nga Qendra, deklaroi se vazhdimisht punojnë që ta rrisin numrin e familjeve kujdestare në Kumanovë, thotë ajo, ka tetë familje kujdestare në të cilat janë vendosur 13 persona, prej të cilëve 12 janë fëmijë.
Të interesuarit për përkujdesje duhet të përmbushin disa kushte. Kujdestari nuk guxon të jetë më i moshuar se 65 vjeç, kujdestarët duhet të jenë në gjendje të mirë të përgjithshme shëndetësore, të kenë të kryer minimum arsimin e mesëm. Është e rëndësishme edhe të kenë shtëpi, të ardhura themelore në nivel të ndihmës sociale.
Kujdestarët marrin 9.876 denarë në muaj – veçmas për çdo fëmijë të përkujdesur, ndërsa në një familje kujdestare më së shumti mund të vendosen pesë fëmijë.
Në Kumanovë janë vendosur edhe fëmijë nga qytete të tjera të shtetit – nga rrethina e Shkupit dy fëmijë dhe nga Manastiri një. Nga Kumanova, madje, katër fëmijë janë vendosur në Fshatin e fëmijëve dhe në Krushevë dhe Makedonski Brod.
Shërbimet profesionale nga Qendra punojnë edhe me fëmijët të cilët përkujdesen gjatë procesit të adaptimit. Vendosja e fëmijëve në familjet kujdestare është e rëndësishme për zhvillimin e tyre, sepse ata i posedojnë të drejtat themelore – të mbrohen nga lënia, nga mizoria, eksploatimi, e drejta e banimit të sigurt dhe mbrojtje shëndetësore. Më e rëndësishme, sipas përgjegjësve nga Qendra, është ajo se fëmijët janë vendosur në familje – mjedis ku është më afër natyrës.
Data 28.08.2025
Aktuale
- Deputeti Salih Murat takohet me përfaqësues të OSBE-së në Shkup
- Afrim Gashi në takimin lamtumirës për drejtorin e Halkbank, Bilal Suçubaşı
- Gazetari Ferdinand Samarxhi feston 77-vjetorin e lindjes, urime nga Kryepiskopi Joan, Baba Mondi dhe kreu i KMSH: Pasqyrim profesional i komuniteteve fetare
- Taravari: Bajram Rexhepi do të dijë të ndërtojë një Tetovë më të mirë për tetovarët
- Reagimi i OVL-UÇK: Basha, një kërcënim për dinjitetin e institucioneve
- EMRAT/ Gjykata në Britani dënon me afro 28 vite burg bandën shqiptare që shpërndante kokainë në Swindon
- 12 zjarre ende aktive në vend
- Policia aksion në Shkozet të Durrësit, raportohet për disa të arrestuar