Pjesëtarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë-Stacioni policorë Gostivar, më datë 23.07.2018 duke rregulluar trafikun në rrugët ,,Vëllezërit Gjinovski,, dhe ,,Major Çede Filipovski,, në Gostivar, ndërsa 49 vjeçari C.C. nga fshati Debresht, i cili ka drejtuar veturën e tipit ,,Mercedes,, fillimisht nuk e ka respektuar urdhrin e tyre, me të cilën është sjellë në mënyrë agresive, pastaj edhe rëndë i ka poshtëruar dhe fyer pjesëtaret e policisë.
Personi C.C. menjëherë është arrestuar në Stacionin e policisë- Gostivar dhe pas zbardhjes së plotë të rastit, do të ballafaqohet me padi adekuate.