Shtatëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në 11 nga 13-aksidente që në 24 orët e fundit kanë ndodhur në rajonin e SPB Shkup. Policia rrugore i ka sanksionuar 200 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa nga trafiku janë përjashtuar 90 shoferë. Sipas raportit të policisë, 21 persona e kanë drejtuar automjetin para se të pajisen me patent shoferi,katër fillestarë, një automjet ka qenë me probleme teknike, pesë automjete të paregjistruara dhe dy
për shkak të mbingarkesës. Në mënyrë jo të rregullt janë parkuar 65 vetura, ndërsa shërbimi i karrotrecit i ka ngritur 50 automjete. Janë sanksionuar edhe tre këmbësorë që ka kaluar rrugën jashtë kalimit për këmbësorë, një këmbësor ka kaluar në dritë të kuqe të semaforit, tre shoferë kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe,
tre shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, një ka parakaluar në mënyrë jo të rregullt janë rreshtuar në mënyrë jo të drejtë, ndërsa katër shoferë janë sanksionuar për mospërdorim të helmetës mbrojtëse.
Data 28.08.2025
Aktuale
- Deputeti Salih Murat takohet me përfaqësues të OSBE-së në Shkup
- Afrim Gashi në takimin lamtumirës për drejtorin e Halkbank, Bilal Suçubaşı
- Gazetari Ferdinand Samarxhi feston 77-vjetorin e lindjes, urime nga Kryepiskopi Joan, Baba Mondi dhe kreu i KMSH: Pasqyrim profesional i komuniteteve fetare
- Taravari: Bajram Rexhepi do të dijë të ndërtojë një Tetovë më të mirë për tetovarët
- Reagimi i OVL-UÇK: Basha, një kërcënim për dinjitetin e institucioneve
- EMRAT/ Gjykata në Britani dënon me afro 28 vite burg bandën shqiptare që shpërndante kokainë në Swindon
- 12 zjarre ende aktive në vend
- Policia aksion në Shkozet të Durrësit, raportohet për disa të arrestuar

