Pas një sëmundje të shkurtër mbrëmë vdiq, Risto Popovski, doajen i gazetarisë së Maqedonisë. Popovski (1945-2018) ishte themelues i agjencisë së parë private të lajmeve në Ballkan Makfaks, njëri nga iniciatorët për formimin e platformës mediale të CIVIL – Qendrës për liri, ndërsa ka qenë edhe redaktor në agjencinë e lajmeve Tanjug.
Karrierën gazetareske e fillon në Radio Shkupi ku ka punuar nga viti 1965 si vullnetar, ndërsa nga viti 1970 atje angazhohet edhe profesionalisht. Nga viti 1974 deri në vitin 1992 mbetet në Tanjug, së pari si gazetar, ndërsa pastaj edhe si shef i redaksisë maqedonase në Tanjug. Ka qenë korrespondent në Moskë në kohën e ndryshimeve historike në fillim të viteve të nëntëdhjeta. Në vitin 1992 e ka themeluar agjencinë e pavarur të lajmeve Makfaks dhe ka qenë komentues i javores Globus, gazetës ditore Shtypi i Lirë, si dhe komentues i Maqedonisë për Al Xhezirën. Popovski shumë vite ka qenë aktivist i CIVIL, Qendrës për liri. Është fitues i çmimit për vepër jetësore
të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.
Data 28.08.2025
Aktuale
- Deputeti Salih Murat takohet me përfaqësues të OSBE-së në Shkup
- Afrim Gashi në takimin lamtumirës për drejtorin e Halkbank, Bilal Suçubaşı
- Gazetari Ferdinand Samarxhi feston 77-vjetorin e lindjes, urime nga Kryepiskopi Joan, Baba Mondi dhe kreu i KMSH: Pasqyrim profesional i komuniteteve fetare
- Taravari: Bajram Rexhepi do të dijë të ndërtojë një Tetovë më të mirë për tetovarët
- Reagimi i OVL-UÇK: Basha, një kërcënim për dinjitetin e institucioneve
- EMRAT/ Gjykata në Britani dënon me afro 28 vite burg bandën shqiptare që shpërndante kokainë në Swindon
- 12 zjarre ende aktive në vend
- Policia aksion në Shkozet të Durrësit, raportohet për disa të arrestuar