Komunikacioni në rrugën Veles – Shtip pasdite po zhvillohet në mënyrë alternative për shkak të aksidentit afër fshatit Mamutçevë, kumtoi Lidhja Auto Moto e
Maqedonisë. Aksidenti ka ndodhur sot pasdite rreth orës 13.20 në dalje të fshatit Mamutçevë të Velesit. Janë përplasur një kamion dhe një autobus i cili ka transportuar punëtorë nga Velesi. Janë të lënduar 20 punëtorë. Të gjithë janë kontrolluar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Tek tetë persona janë konfirmuar lëndime më të lehta trupore dhe të njëjtët janë hospotalizuar, ndërsa tek të tjerët pas ndihmës së dhënë mjekësore në ambulancën e spitalit janë dërguar në mjekim shtëpiak.
Data 27.08.2025
Aktuale
- Gazetari Ferdinand Samarxhi feston 77-vjetorin e lindjes, urime nga Kryepiskopi Joan, Baba Mondi dhe kreu i KMSH: Pasqyrim profesional i komuniteteve fetare
- Taravari: Bajram Rexhepi do të dijë të ndërtojë një Tetovë më të mirë për tetovarët
- Reagimi i OVL-UÇK: Basha, një kërcënim për dinjitetin e institucioneve
- EMRAT/ Gjykata në Britani dënon me afro 28 vite burg bandën shqiptare që shpërndante kokainë në Swindon
- 12 zjarre ende aktive në vend
- Policia aksion në Shkozet të Durrësit, raportohet për disa të arrestuar
- MASH: Tekste shkollore për të gjithë nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor
- Zbardhen emrat e të arrestuarve në aksionin e SPAK, inspektorët e IMT u kapën në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku! Kush janë zyrtarët e shpallur në kërkim