Pushteti dhe opozita sot kanë arritur marrëveshje për çështjet kryesore, të cilat i hapin rrugën për organimzimin me sukses të referendumit për emrin. Kryeministri Zoran Zaev ka pranuar kërkesat e VMRO-DPMNE opozitare për qeverinë teknike, finansimin e partive nga buxheti i shtetit dhe për formimin e Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
“E pranuam kërkesën e VMRO-DPMNE-së, të bëhen ndryshime ligjore të cilët do të mundësojnë që Qeveria teknike t’i organizojë çdo zgjedhje parlamentare sipas modelit të Përzhinës. E shtrimë dorën për tu pajtuar për shumë çështje. Madje edhe para Marrëveshjes me Greqinë ne pranuam disa kushte për të krijuar Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve si dhe para takimeve të liderëve, grupet e punës të LSDM-së dhe VMRO-së së bashku e shkruajtën teksin e Ligjit të ri për Financimin e Partive Politike, duke përfshirë kështu edhe propozimet e opozitës.” Tha kryeministri Zaev.
Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski është i kënaqur me marrëveshjet e arritura dhe shreson se deri në fund të ditës pritet të arrihet marrëveshje për të gjitha çështjet e hapura.
“Na vjen mirë që Qeveria i pranoi kërkesat e opozitës për ndryshimet në ligjin për Qeveri, sipas modelit të Qeverisë së Përzhinës, as më pak dhe as më shumë. Qeveria pranoi edhe ndryshimet për ligjin për financimin e partive por edhe do t’i tërheq ndryshimet në Kodin Zgjedhor, gjegjësisht, deputetët do të votojnë me shumicë të thjeshtë dhe jo me dy të tretën”, tha Mickoski.
Takimi i liderëve të partive në Klubin e Deputetëve vazhdon me diskutimin për çështjen e referendumit lidhur me pyetjen, kohën, dhe mënyrën e organizimit.
Arbnora Memeti
Almakos