Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit(QSA) në kuadër të projektit të saj tradicional “Bukë dhe Shpresë” furnizoi 65 familjeme pako të cilat janë të mbushura me produkte ushqimore dhe higjienike, bashkangjitur me pakon edhe thas me miell për këto familje nevojtare. Ky projekt që prej themelimit të QSA-së që bëhet fjalë për 10 vite hapësirë kohore është projekt që vazhdon gjatë tërë vitit duke ua shtrirë dorën e ndihmesës familjeve skamnore dhe duke u ndihmuar atyre në jetën e përditshme.
Me këtë projekt “barra” e këtyre familjeve sado kudo do t’u lehtësohet. Numri i familjeve përfituese sa shkon e rritet andaj gëzo edhe ti një familje në nevojë, bëhu pjesë e projektit “Bukë dhe Shpresë” që çdo dy muaj familjet në nevojë përfitojnë nga ky projekt.
QSA denjësisht i falenderon donatorët për kontributin dhe ndihmën e tyre në këtë aktivitet madhor.