Tre persona nga Haraçina, humbën jetën sot kur treni e goditi veturën e tyre “Golf” në kalimin Romanovce.
Aksidenti ka ndodhur në ora 11:45 para stacionit hekurudhor “Prevoj”, midis stacioneve hekurudhore Kumanovë dhe Romanovce, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në automjetin “Golf” me tabela të Shkupit, ka goditur treni i mallrave “hekurudhat e Maqedonisë”. Në aksident kanë humbur jetën vozitësi N.B dhe bashkudhëtarët e tij S.B dhe Z.B, kurse bashkudhëtari i katërt ka arritur të kërcejë nga automjeti para goditjes së trenit.
Prokurori publik dhe ekipi i SPB-së Kumanovë po hetojnë vendin e ngjarjes./Telegrafi/