Një person është therur me thikë pas përleshjes mes dy grupeve në autobusin me numër 22 të Ndërmarrjes Transporti Publik.
Sipas raportit policor ngjarja ka ndodhur në afërsi të poliklinikës “Gjorçe Petrov”. I lënduar ka mbetur N.M (17) nga Shkupi, i cili pas ngjarjes është dërguar për kurim në spitalin “8 shtatori”.
Më pas i njëjti person është lëshuar nga spitali dhe ka dëshmuar në polici për ngjarjen. Policia ka arrestuar dy persona lidhur me incidentin.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit. /SHENJA/