Takimi i liderëve në format të shkurtuar, me pjesëmarrje të liderëve të LSDM-së, BDI-së, VMRO-DPMNE-së dhe të njërit krah të Lëvizjes BESA, Zoran Zaev, Ali Ahmeti,
Hristian Mickovski dhe Bilall Kasami do tëp vazhdojë të hënën në orën 9 paradite, konfirmuan për MIA-n nga Qeveria.
Kryeministri dhe lider i LSDM-së u bëri ftesë liderëve të VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe njërit krah të Lëvizjes BESA për takim liderësh, të hënën në orën 9:00.
Liderët e katër partive do të tentojnë t’i tejkalojnë dallimet dhe të arrijnë marrëveshje për formimin e KSHZ-së dhe çështjet lidhur me referendumin, i cili duhet të mbahet në vjeshtë, ndërkaq formulimin e mundshëm të të cilit e kumtoi Zaev në takimin e parë të liderëve në format të zgjeruar – A jeni për BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Në tryezë pritet të vihen edhe kushtet e VMRO-DPMNE-së – Ligji për financimin e partive, ndryshimet
në Ligjin për Qeveri dhe ndryshimet në Kodin penal lidhur me amnistinë. Pjesëmarrësit e takimit të liderëve, të enjten nuk arritën marrëveshje, por siç deklaruan pas përfundimit të takimit për disa çështje kanë përafruar qëndrimet, por për disa ka pasur vështirësi në gjetjen e qëndrimit të përbashkët. Ata pas atij takimi porositën se presin shpejtë të gjendet zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura. Zaev atëherë potencoi se nuk mund të bëhen kompromise rreth qëllimeve strategjike të Maqedonisë – hyrja në BE dhe NATO dhe për amnistinë, prëderisa Mickovski kërkoi sjellje evropiane jo vetëm në fjalë, por në vepra.
Data 28.08.2025
Aktuale
- Tripunovski paralajmëron fokus te bujqësia dhe mbushje të rezervave me grurë vendas
- “Në asnjë vend të BE s’ndodh një ndërhyrje kaq skandaloze!”- Gazetari për Vetting: Në njërën godinë shkallmuan dyert! Te tjetra s’dihet çfarë kanë bërë
- Orce Gjorgjievski: Ljubljana, partner strategjik për zhvillimin e Shkupit
- Fetai: BDI po sulmon egër personalitetin tim, por unë kurrë nuk kam pasur bashkëpunim apo kompromis me ta
- Përparimi i Kosovës: Mbështetje e re nga BE për administratën publike
- Komuna e Sarajit do të ketë Wi-Fi falas përmes iniciativës WiFi4WB
- Automjeti përplas të miturën në Ballsh, shoqërohet shoferi! 7-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital
- Skandali i spiunazhit: Arrestimi i pilotit kroat dhe partneres së tij serbe