Drejtoria për Polici financiare deri te Prokuroria Themelore Publike dorëzoi kallëzim penal kundër tre të punësuarve në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive dhe kundër një gjeodezisti të autorizuar për shkak të “punës së pandërgjegjshme” dhe “dokumentit të falsifikuar zyrtar”.
Kallëzime penale janë dorëzuar kundër M.S., I.S., I.L. të punësuar në Agjencinë për Kadastër dhe kundër personit D.N. në cilësinë e personit zyrtar-gjeodezist i autorizuar
I denoncuari I.L. në cilësinë e të punësuarit në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive duke vepruar për lëndën e formuar në bazë të dokumentit zyrtar – elaborat gjeodezik me përmbajtje të rrejshme të përgatitur nga ana e gjeodezistit të denoncuar D.N. gjatë vitit 2011 ka lëshuar mbikëqyrje të detyrueshme në kryerjen e autorizimeve dhe obligimeve të tij në mënyrë që pa i krahasuar të dhënat e përmbajtura në denoncimin për regjistrim edhe në Elaboratin gjeodezik me të dhënat në bazën juridike ka kryer regjistrim të patundshmërive në evidencën kadastrale pa ekzistimin e bazës juridike.
Në këtë mënyrë personave K.A. dhe N.A. në kundërshtim me ligjin u ka mundësuar të përfitojnë me të drejtë të shfrytëzimit të tokës ndërtimore oborr pjesë nga parcela kadastrale në bazë të së cilave të njëjtit persona gjatë vitit 2013 përmes rrugës së privatizimit kanë përfituar të drejtë pronësie ndaj një toke ndërtimore, me ç’rast personit A.M. i është shkaktuar dëm i konsiderueshëm.
Gjithashtu, i denoncuari M.S. së bashku me të denoncuarin I.S. në cilësinë e të punësuarve në Agjencinë për Kadastër duke vepruar për lëndë të formuar në bazë të dokumentit zyrtar – elaborat gjeodezik me përmbajtje të rrejshme të përgatitur nga ana e gjeodezistit të denoncuar gjatë vitit 2016 kanë lëshuar mbikëqyrje të detyrueshme në kryerjen e autorizimeve dhe obligimeve të tij.
Ata pa i krahasuar të dhënat e përmbajtura në Elaboratin gjeodezik me të dhënat për lëndën e patundshmërive dhe bartësit e të drejtës së pronësisë me të dhënat e regjistruara në Kadastrën e patundshmërive, kanë kryer regjistrim të patundshmërive në evidencën kadastrale pa ekzistim të bazës juridike dhe në këtë mënyrë personin A.M. e kanë fshirë nga evidenca kadastrale si bashkëpronar i 110/372 pjesë ideale e tokës ndërtimore të parcelës kadastrale të regjistruar në fletë-pronësinë, me ç’rast personit A.M. të denoncuarit i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm.
Data 15.09.2025
Aktuale
- Gjykata Kushtetuese: E vazhdojmë bashkëpunimin me IRZ, seminar i organizuar për përforcimin e kapaciteteve të Gjykatës
- VIDEO/ Zjarr në Qafën e Butrintit, era favorizon përhapjen e flakëve drejt Parkut Kombëtar
- Humbi 1.000 dollarë në “piramidën online” XUEX, punonjësja e Bashkisë Divjakë tregon si ra pre e mashtrimit
- Aliu: Janë kryer 13 intervenime nga Ndihma e Shpejtë në Trubarevë, një person është transportuar në Klinikën për Toksikologji
- Maqedonia e Veriut dhe Turqia protokoll për bashkëpunim në fushën e shkencës, teknologjisë, inovacionit
- I dënuar me burgim të përjetshëm, Aldo Bare kërkon ulje dënimi në Gjykatën e Lartë
- (VIDEO) Pushteti paralajmëron hetime “të thella” për djegien e deponive
- Miqësia e përjetshme: Shtetet e Bashkuara dhe angazhimi për stabilitetin e Kosovës