Duket se për herë të parë, dy vendet, dëshironin që të zgjidhet problemi, kjo meritonte lëvdata, thotë kryetari i komunës së Selanikut Janis Butaris në intervistë për
TV 100, televizioni i komunës së Selanikut. Ai shton se 25 vite nuk kishte vullnet të vërtetë për zgjidhje, por tani “mendohet se erdhi koha kur mund të zgjidhet problemi”.
“Varet nga ne, varet nga ata, se vallë në fund do të ketë vullnet të mirë, dhe se vallë lëshimet e nevojshme të cilat ishin bërë nga të dyja palët janë të atilla që gjatë kohës do të normalizohen dhe nuk do të ndjehemi as ne të mposhtur, e as ata të mposhtur”, tha Butaris. Siç njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, në lidhje me emrin, kryetari i Selanikut thotë se nga të dyja palët varet se cili emër do të mbisundojë në të ardhmen, Maqedonia e Veriut ose vetëm Maqedonia.
“Shembuj ekzistojnë në gjithë botën. Irlanda Veriore, Koreja Veriore, Vietnami Verior. Sistemi funksionon. Varet nga disponimi të cilin e kemi, ndërmjet vete të mos ofendohemi.Nga kjo varet. Dhe nuk është punë e cila do të zgjidhet për 1-2 muaj. Unë vlerësoj se nevojitet një gjeneratë e punës
sistematike që të arrihet një balancë e re”, sqaroi kryetari i Selanikut. Në komentin e gazetarit të TV 100 se bëhet fjalë për shtet, ndërsa jo për riemërim të ndonjë rruge, Butaris tha se madje edhe një rruge po t’i ndërrohet emri, është vështirë që të mësohet ta shfrytëzojë emrin e ri dhe përmendi shembuj me rrugë të Selanikut, të cilat edhe krahas asaj që kanë emra të rinj, personalisht ai i përdorë të vjetrat, ato të cilat i ka mësuar si i vogël.
Data 28.08.2025
Aktuale
- Tripunovski paralajmëron fokus te bujqësia dhe mbushje të rezervave me grurë vendas
- “Në asnjë vend të BE s’ndodh një ndërhyrje kaq skandaloze!”- Gazetari për Vetting: Në njërën godinë shkallmuan dyert! Te tjetra s’dihet çfarë kanë bërë
- Orce Gjorgjievski: Ljubljana, partner strategjik për zhvillimin e Shkupit
- Fetai: BDI po sulmon egër personalitetin tim, por unë kurrë nuk kam pasur bashkëpunim apo kompromis me ta
- Përparimi i Kosovës: Mbështetje e re nga BE për administratën publike
- Komuna e Sarajit do të ketë Wi-Fi falas përmes iniciativës WiFi4WB
- Automjeti përplas të miturën në Ballsh, shoqërohet shoferi! 7-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital
- Skandali i spiunazhit: Arrestimi i pilotit kroat dhe partneres së tij serbe