Vozitja në kushte të natës sjell shumë pasoja, kërcënime potenciale dhe rreziqe nga aspekti i rrjedhës së sigurt të komunikacionit dhe pikërisht për këtë Këshilli
republikan për siguri në komunikacionin e rrugëve (KRSKRR) këshillon për vozitje më të lehtë me vozitjen e natës. Për pamje më të mirë, tendosje më të vogël dhe lodhje më të vogël gjatë vozitjes në kushte të natës, dritat, retrovizorët, xhamat e përparme dhe xhamat anësore, gjithmonë duhet të jenë maksimalisht të pastra.
Nga KRSKRR theksojnë që shoferët me probleme serioze me shikim, më së miri është që të mos marrin pjesë në komunikacion, veçanërisht në kushte të natës dhe në kushte të shiut kur shikueshmëria dukshëm është përkeqësuar.
“Sipas optikëve anglez, rreth 90 për qind e reaksioneve të shoferit varet nga shikimi. Për këtë, gjithmonë kur vozisni, e veçanërisht kur vozisni në kushte të natës, nëse keni probleme me shikimin, patjetër shfrytëzoni ndihmat optike”, thonë nga KRSKRR.
Prej aty theksojnë se shoferët nëse kanë probleme me shikimin dhe nëse shfrytëzojnë ndihma optike, para se të fillojnë me udhëtimin, të presin disa minuta në veturë që sytë të përshtaten me errësirën. Sipas asociacionit anglez të optikëve, përshtatja e errësirës dukshëm do ta përmirësojë aftësinë për shikim në errësirë.
Nga KRSKRR shtojnë edhe se zvogëlimi ose eliminimi i pirjes së duhanit është veçanërisht me rëndësi, sepse tymi i duhanit e zvogëlon aftësinë vizuale të shoferit.
Për siguri më të madhe te secili shofer, gjithmonë duhet të ketë kujdes për shpejtësinë e lejuar, por në kushte të natës, vozitja e shpejtë dukshëm e rrit rrezikun nga shkaktimi i fatkeqësive të komunikacionit.
Vozitja në kushte të natës, shpesh është në kundërshtim me bioritmin e organizmit dhe shkakton lodhje dhe gjumë te vozitësi, veçanërisht në periudhën prej orës 02:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit. Për këtë, nëse vozisni natën, bëni më shumë pauza për pushim, ushtrime, gjumë të shkurtër.
Nga KRSKRR u këshillojnë shoferëve që më lehtë të menaxhojnë lodhjen, të konsumojnë më shumë lëngje, të bisedojnë me bashkudhëtarët, të ajrosin veturën me ajër të pastër dhe të merrni frymë thellë.
Veçanërisht apelojnë që gjatë vozitjes në kushte të natës të kenë kujdes në kafshët nëpër rrugë, sepse ato janë aktiv në atë periudhë dhe rreziku për shfaqjen e tyre është më i madh.
Data 28.08.2025
Aktuale
- Tripunovski paralajmëron fokus te bujqësia dhe mbushje të rezervave me grurë vendas
- “Në asnjë vend të BE s’ndodh një ndërhyrje kaq skandaloze!”- Gazetari për Vetting: Në njërën godinë shkallmuan dyert! Te tjetra s’dihet çfarë kanë bërë
- Orce Gjorgjievski: Ljubljana, partner strategjik për zhvillimin e Shkupit
- Fetai: BDI po sulmon egër personalitetin tim, por unë kurrë nuk kam pasur bashkëpunim apo kompromis me ta
- Përparimi i Kosovës: Mbështetje e re nga BE për administratën publike
- Komuna e Sarajit do të ketë Wi-Fi falas përmes iniciativës WiFi4WB
- Automjeti përplas të miturën në Ballsh, shoqërohet shoferi! 7-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital
- Skandali i spiunazhit: Arrestimi i pilotit kroat dhe partneres së tij serbe