Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) Lupço Janevski dhe drejtori i Agjencisë për emigrim Nikolla Shallvarinov nënshkruan Memorandum
për bashkëpunim. Me këtë, siç kumtoi APTM, u konfirmua dëshira për qasje më aktive të të dy institucioneve në sferën e turizmit.
“Memorandumi për bashkëpunim nënkupton intensifikimin e bashkëpunimit, por edhe pasurimin e promovimit të vendit përmes projekteve të cilat janë në interes të emigrantëve nga Maqedonia. Njëkohësisht nënkupton fillim të vizitave nga emigrantët dhe rekomandimet e tyre për vizitë të Maqedonisë nga turistë të tjerë potencialë gjatë gjithë botës”, informon APTM. Përfshirja e Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit është në drejtim të rritjes së informimit për turizmin para emigrantëve gjatë qëndrimit të tyre, si dhe para ardhjes së tyre në Maqedoni. Promovimi i potencialeve turistike do të realizohet nëpërmjet emigrantëve, në mjediset në të cilat jetojnë, por edhe përfshirja e tyre gjithëpërfshirëse në zhvillimin e turizmit të Maqedonisë. Bashkëpunim të këtyre dy institucioneve do të ketë edhe gjatë mbajtjes së takimeve në organizim të organizatave të emigrantëve ose manifestimeve kulturore, krijimin e projekteve të përbashkëta ose aktiviteteve kulturore, krijimin e projekteve të përbashkëta, promovime dhe ngjarje të emigrantëve dhe organizatave të emigrantëve. APTM do të jetë element i rëndësishëm edhe në Strategjinë për emigrantë, me qëllim përshpejtimin
zhvillimin e industrisë turistike të Maqedonisë.
Data 28.08.2025
Aktuale
- EMRAT/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima dhe autori i dyshuar
- Tripunovski paralajmëron fokus te bujqësia dhe mbushje të rezervave me grurë vendas
- “Në asnjë vend të BE s’ndodh një ndërhyrje kaq skandaloze!”- Gazetari për Vetting: Në njërën godinë shkallmuan dyert! Te tjetra s’dihet çfarë kanë bërë
- Orce Gjorgjievski: Ljubljana, partner strategjik për zhvillimin e Shkupit
- Fetai: BDI po sulmon egër personalitetin tim, por unë kurrë nuk kam pasur bashkëpunim apo kompromis me ta
- Përparimi i Kosovës: Mbështetje e re nga BE për administratën publike
- Komuna e Sarajit do të ketë Wi-Fi falas përmes iniciativës WiFi4WB
- Automjeti përplas të miturën në Ballsh, shoqërohet shoferi! 7-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital