Pasi kreu i VMRO-DPMNE-së lëshoi takimin e liderëve duke u ankuar për formatin, konkretisht për shkak se janë ftuar të gjitha partitë parlamentare, burime brenda partiake thonë se është e mundur që nesër Kryeministri Zaev të ftojë në takim tet a tet, kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, njofton Medial.mk.
Nga ana tjetër kryeministri Zoran Zaev pas përfundimit të takimit të liderëve në konferencë për media i përgjigjet kërkesës së kreut të opozitës maqedonase Hristijan Mickoski për një takim tjetër vetëm mes katër liderëve të partive më të mëdha politike në Maqedoni. Zaev tha se takimi do të mbahet nesër në ora 12.