Ministrja e mbrojtjes ka njohu edhe një person tjetër të përfshirë në të enjten e përgjakshme, i cili dyshohet për dhunë kundër saj, atëherë deputete e shumicës, përcjell FLAKA.
Sulmuesi ka përfunduar në arrest shtëpiak.
Thuhet se ndërmerren veprime hetimore për sigurimin e provave dhe përfundimin e çështjes, pas të cilës do të sjellin një vendim nga prokuroria publike. Ky është një tjetër i dyshuar, përveç të dënuarit Pançe Angelov, i cili pas pranimit të fajit, mori një dënim me 4 vjet burg për sulmin ndaj deputetes Radmilla Shekerinsa.