VMRO-DPMNE me vetëdije dhe qëllimisht e bllokon zgjedhjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me çka e vë në pikëpyetje mbajtjen e referendumit për të ardhmen e Maqedonisë. LSDM dhe shumica në pushtet e kanë për obligim para qytetarëve ta sigurojnë të ardhmen e Maqedonisë, tha në konferencën për shtyp sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, transmeton Medial.mk.
“Nuk do të lejojmë askush ta rrezikojë, ta bllokojë të ardhmen e Maqedonisë, ta bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO. E kemi për obligim të sigurojmë qytetarët ta thonë fjalën e fundit”, ka thënë ai.
Në këtë drejtim, shtohet në kumtesën e Qendrës për komunikim me opinionin të LSDM-së, deputetët e LSDM-së dhe koalicionit do ta mbështesin vendimin ligjor Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të zgjidhet me shumicë absolute.
“Duke e pasur parasysh rëndësinë e momentit për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve dhe sjelljen destruktive të VMRO-DPMNE-së nevoja prej ndryshimeve të tilla është e domosdoshme. Gjithsesi, lëmë hapësirë opozita në takimin e liderëve të tregojë konstruktivitet dhe të heqë dorë prej bojkotimit”, ka thënë Kiracovski.
Për një dekadë, shton më tej, VMRO-DPMNE flet për referendum dhe tani kur duhet të mbahet tenton që të mos ketë referendum. VMRO-DPMNE ka frikë prej zërit të qytetarëve, ka frikë prej vullnetit të tyre të shprehur në mënyrë të qartë.
“Maqedonia nuk do të jetë peng i krimit të VMRO-DPMNE-së, Maqedonia po hapëron drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe në BE. Qytetarët do ta kenë fjalën e fundit, në referendum të zgjedhin se çfarë të ardhme duan”, ka thënë sekretari i përgjithshëm Kiracovski në konferencën për shtyp.