Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, përmes Qeverisë, do të propozojë ndryshime dhe plotësime ligjore me të cilat zvogëlohet kufiri i moshës për pensionim të
minatorëve. Këtë sot në Makedonska Kamenicë e paralajmëroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska në takim me minatorët, menaxhmentin e minierës SASA, një pjesë të Sindikatave dhe kryetaren e komunës Sonja Stamenkova.
“Në pajtueshmëri me premtimin në programin për punë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes Qeverisë përgatiti zgjidhje ligjore me të cilën minatorët do të mund të realizojnë të drejtën e pensionit sipas moshës dhe me mbushjen e 40 viteve stazh pensional për meshkuj, gjegjësisht 35 vite stazh pensional për femrat”, deklaroi pas takimit ministrja Carovska. Siç informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor u mundësohet të siguruarve të cilët punojnë në vend pune në të cilat stazhi i sigurimit u llogaritet me kohëzgjatje të rritur, t’u zvogëlohet mosha për pensionim në mënyrë proporcionale me kohën e kaluar në punë me stazh të privilegjuar.
Data 09.06.2025
Aktuale
- Bajqinovci pyetet për koalicion me PDK-në: S’është e pamundshme, por duhet…
- Gjenden kocka njerëzore në një fshat të Shtipit
- Formohet Komision ekspertësh për rastin e vdekjes së fëmijës 3-vjeçar në Kavadar
- Zemaj: Vetëm konsensusi mes partive e zgjidh ngërçin politik
- Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, zbaton masën e sigurisë të vendosur nga gjykata
- BDI: I vetmi program që i ka mbetur Mickoskit është urrejtja, përçmimi dhe përjashtimi i shqiptarëve
- Veliaj kërkon lirinë duke ofruar garanci pasurore, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK
- Mickoski: Nuk ka vend në Qeveri për BDI-në e pa-reformuar