Drejtori i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, ka paralajmëruar raste të reja lidhur me projektin “Shkupi 2014”, në të cilat ish funksionarët e lartë janë të dyshuar për
keqpërdorime të mjeteve buxhetit. “Fakt është se në kohën e fundit Drejtoria e Policisë Financiare e jep angazhimin e saj në luftën kundër krimit financiar dhe të organizuar dhe është e orientuar për ndjekjen e veprave penale të cilat dalin nga keqpërdorimet na ana e funksionarëve të cilët kanë obligim llogaridhënien për punën e tyre përpara qytetarëve. Ngjarja e fundit ka ndodhur në Drejtorinë është lënda për ndërtimin e urës “Syri”. Ngjarje të tilla shpejtë do të kemi, por do të ketë edhe tjera edhe më interesante”, deklaroi Muaremi për REL në gjuhën maqedonase. Në pyetjen se në çfarë kuptimi janë më interesante, ai thotë se “më interesante në
kuptimin e vlerave që janë keqpërdorur, gjegjësisht ato janë shumë më të larta se sa në rastin “Syri”, thotë Muaremi.
I pari i Policisë Financiare vërteton dyshimet se ish funksionarë dhe biznesmenë kanë dërguar para përmes rrjeteve “Offshore”, duke dërguar mjete të shumta jashtë vendit. Është optimist se të gjitha procedurat do të tregojnë fajtorët dhe do të përgjigjen për krimet e tyre.
“Ngjarja e fundit që ndodhi në Drejtori është lënda për ndërtimin e urrës “Syri”. Ngjarje të këtilla do të ketë për pak këtë dhe do të jenë më interesante me atë që tashmë është publikuar publikisht në konferencën për shtyp të Drejtorisë”, deklaroi Muaremi. Ai gjatë intervistës tha se deri më tash nuk pa pasur presion.
Data 09.06.2025
Aktuale
- Komuna e Kumanovës shpërfill gjuhën shqipe
- Zgjidhje e zgjuar energjetike për biznesin tuaj – zgjidhjet e reja nga EDS
- Merko shpallet i pafajshëm për blerjen e veturës luksoze Audi
- Agron Gjekmarkaj: Pse Berisha s’duhet të japë dorëheqje nga drejtimi i PD. Burgosja e Salianjit, për të dobësuar opozitën – e turpshme që mbahet ende në qeli
- Arrestohet e dyshuara pasi sulmoi fizikisht një femër në Pejë
- DPHM: Pasdite priten reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima
- E paprecedentë/ U zgjodh së fundmi si presidente e re në krye të Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska refuzon t’i lëshoj zyrën Brunilda Labovitit për të marrë detyrën
- Bajqinovci pyetet për koalicion me PDK-në: S’është e pamundshme, por duhet…