Në Zonën teknologjike industriale në Shkup nesër do të fillojë ndërtimi i kapacitetit prodhues të kompanisë amerikane “Dura”. Bëhet fjalë për kompani nga industria
automobilistike, ndërsa investimi vlerësohet në mbi 30 milionë euro. Këtë e paralajmëroi zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev duke
iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve mbrëmë në Veles në kremtimin me rastin e ftesës për anëtarësim në NATO.
“Në shtatë-tetë muaj e fundit 16 investime kanë nënshkruar marrëveshje për hyrje në Republikën e Maqedonisë. Ajo që kryeministri e përmendi bëhet fjalë për ‘Dura’-n, e cila të hënën do të vendosë gur-themel në Bunarxhik në zonën e lirë doganore. ‘Dura’ është kompani amerikane nga industria e automobilave me mbi 30 milionë euro investim. Qeveria nuk ka për qëllim të bëjë pi-ar të lirë nga çdo investim i huaj, ky investim është i investuesve. Ne vetëm u ndihmojmë ata që të vijnë dhe i
inkurajojmë me gjithçka që mundemi si administratë atë ta bëjnë. Për këtë arsye ne nuk dëshirojmë të premë shirit, të hedhim lopatë, ne do t’i përshëndesim dhe do t’u dëshirojmë shumë fat, por do t’u mundësojmë që ata të vijnë”, theksoi Angjushev dhe shtoi se Qeveria do të mundësojë që ata të vijnë.
Ai potencoi se nëse në shtatë-tetë vitet e fundit në Maqedoni janë bërë 20 investime të tilla, tani për 10 muaj janë filluar 16 me ç’rast, siç tha, nuk shpenzuam të holla për marketing dhe shpresoj se qytetarët do të mund ta bëjnë dallimin. Paralajmëroi, gjithashtu, investime në rajonin e Velesit. “Mendoj se në Veles do të ketë investime madje një dhe ne intensivisht punojmë në këtë. Në Veles ka papunësi, por ajo nuk është aq e madhe.
Ne duhet të sigurojmë më shumë punë për të rinjtë të cilët kanë përfunduar arsim të lartë në të ashtuquajturit akceleratorë përmes Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik. Për të rinjtë të cilët këtë me sukses e bënë nga Qeveria do të marrin grante dhe mendoj se kjo është mënyra që të ecet përpara”, potencoi Angjushev.
Lidhur me zgjidhjen e problemit me Fabrikën e Velesit për automjete të binarëve “Kolska”, shpjegoi se për momentin po punohet në sigurimin e punës dhe pagës për të gjithë të punësuarit, por kjo siç tha, nuk është zgjidhje e përhershme.
“Zgjidhja përfundimtare është që Kolska të bëhet fabrikë moderne dhe ne punojmë në këtë. gjë. Duhet të ketë durim dhe tani nuk do t’i them zgjidhjet, por mendoj se për gjashtë muaj deri në një vit do të zgjidhet problemi me Kolskën”, paralajmëroi Angjushev.
Data 07.02.2025
Aktuale
- MPB: Përfunduan të gjitha kontrollet, në të gjitha rastet paraqitjet janë të rrejshme
- Ambulanca përplaset me një tjetër automjet, ngeli e plagosur pacientja
- Gjesti dhe Egli shijojnë momentet me njëri-tjetrin në dush
- Refuzimi i vizitës për babain e Hashim Thaçit në spital shkakton tensione ligjore
- Kurti reagon ndaj Grenellit: A jemi në një marrëdhënie të fortë me SHBA-në?
- Po ecte me shpejtësi dhe humb kontrollin e mjetit, shoferi përplaset me portën hyrëse të një banese
- Google ndryshon kursin: Inteligjenca artificiale në shërbim të mbrojtjes
- (VIDEO) Alarme për bomba në 240 shkolla të RMV-së