U mbajt mbledhja e 14-të e Këshillit për asocim dhe stabilizim në mes të Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. Me mbledhjen udhëhoqi përfaqësuesja e lartë për siguri dhe politikë të jashtme Frederika Mogerini, e cila vlerësoi lartë arritjet e Maqedonisë në kohët e fundit në porceset eurointegruse. Siç tha ajo, vendi sot është në një situatë shumë më të pëlqyeshme se sa që ishte vetëm 1 muaj më parë, kur ende nuk ishte nënshkruar as marrëveshja me Greqinë.
“Mendoni 1 muaj më parë, 13 qershor ku ishim ne. Marrëveshja ende nuk ishte nënshkruar, ftesa ende nuk ishte dorëzuar dhe vendimi i këshillit për të hapur negociatat ende nuk kishte datë të qartë. Në më pak se në muaj Maqedonia është në një pozitë shumë më ndryshe, mendoj pozitivisht”, tha Federika Mogerini.
Komisioneri evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han, i cili në mbledhje përfaqësonte Komisionin Evropian, tha se procesi i skriningut që do të fillojë javën e ardhshme është dëshmuesi më i mirë që Maqedonia është në rrugën e duhur dhe është shumë afër qëllimit të përcaktuar. Sipas tij, Skriningu nuk është asgjë tjetër përveç një baze për fillimin e negociatave mes Maqedonisë dhe BE-së.
“Skriningu do të thotë që të shikohet gjendja e vendit, sidomos në aspekt të sundimit të ligjit si dhe kapitujt 23 dhe 24, që të shohim ku është vendi në mënyrë komperative kur bëhet fjalë për çështjet fundamentale të sundimit të ligjit. Kjo në një mënyrë paraqet bazë për fillimin e negociatave, sepse duhet të dimë se ku gjendet vendi në këtë aspekt dhe duhet të propozojmë vendeve anëtarë për të ashtuquajturat standardet e hapjes”, tha Han.
Zëvendëskryeminstri për çështje evropine Bujar Osmani, pas mbledhjes tha se për një periudhë vetëm dy javorë Maqedonia ka arritur të marrë datë për fillimin e negociatave si dhe ftesë për anëtarësim në NATO. Kjo sipas tij, tregon më se miri vendosmërinë e vendit për integrim në strukturat euroatlantike. Siç tha Osmani, nga viti i kaluar situata e vendit ka marrë një kthesë drastike në këtë proces.
“Vitin e kaluar diskutonim se si ta nxjerrim Republikën e Maqedonisë nga statusi i një shteti në krizë, për sfidat e realizimit të reformave me prioritet, për kthimin e besimit të qytetarëve në institucione dhe mënyrën se si do ta kthejmë besimin e humbur të qytetarëve në procesin evrointegrues. Falë arritjeve gjatë vitit të kaluar, tani flasim për fillimin e procesit të skiningut, për formimin e grupeve negociuese dhe për përgatitjen e BE-së dhe vendit tonë për fillimin e bisedimeve vitin e ardhshëm”, u shpreh Osmani.
Minsitri i jashtëm, Nikolla DImitrov, duke folur për mundësinë e obstruksioneve nga ana e vendeve si Franca e Holanda, tha se Maqedonia do të punojë aq shumë në vitin e ardhshëm, sa që do të vë në test kredibilitetin e të gjitha vendeve anëtare, për të parë nëse do të ketë vlerësime objektive.
“Ne jemi simpatizues të mënyrës holandezve strkit dhe fer. Ne do të donim të fillonim, ne duam të fillojmë procesin e anëtarësimit pikërisht sepse është një mjet për reforma. Do ta bëjmë në atë mënyrë që do të testohet kredibiliteti i të gjitha vendeve anëtare. Do të jetë e qartë dhe mendoj se vazhdon të bëhet më e qartë që nëse Republika e Maqedonisë nuk është pjesë e atyre vendeve në bisedimet për integrim, atëherë ka shumë pretendime dhe jo sa duhet vlerësime objektive”, u shpreh Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme.
Këshilli për stabilizim asocim gjatë mbledhjes kërkoi nga të gjithë liderët, partitë politike dhe qytetarët të njohin benefitet që do të sjellë zgjidhja e çështjes së emrit dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në ratifikimin dhe zbatimin e marrëveshjes me Greqinë. Këshilli për Stabilizim-Asocim ka shqyrtuar arritjet kryesore mbi të kaluarën në lidhje me përmbushjen e kritereve politike dhe ekuilibrin mbi kriteret ekonomike, marrëveshjen e bashkëpunimit financiar dhe zbatimin e Stabilizim, duke përfshirë reformat institucionale.