Shkruan: Emad Mehmeti
Sigurisht se jo, është përgjigjja e pyetjes së parashtruar në mënyrë ironike më lartë. Nuk e di për të satën herë Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, është shfaqur “tapë” në ngjarje të rëndësishme – ku vendoset për fatin e botës siç ishte rasti në “Samitin e fundit të NATO-s”.
Çfarë mesazhi po na përcjellë me këtë neve “vdekatarëve të zakonshëm” BE-ja me këtë lloj politikanësh, apo cili është morali që po na flet, e cilin realisht po na shet? Si është e mundur që Udhëheqësi i BE-së të jetë “tapë” aq shpesh, ndërsa ju (BE) po na flisni për parime moraliste, ndërkohë që shembujt me personat kaq me ndikim që na i jepni janë sa të shpifur, po aq edhe të degjeneruar. Si ka mundësi që njerëz të tillë, të vlerësojnë situatat faktike të një shteti?
Prandaj duket se bota është “çmendur” në shumë drejtime, sepse shohim se si në horizont në shumë raste të padrejtit e ndajnë drejtësinë, të pamoralshmit flasin për moral, dhe të degjeneruarit flasin për normalitetin e rregullimit të jetës shoqërore.
Bashkimi Europian ku synojmë të gjithë (shtetet) të shkojmë, nuk dua të besoj se ende ka ngelur në mendësinë e “kurvës së vjetër”, e cila për vlerat e saj flet dhe i përdorë sipas rrethanave – në mënyra të ndryshme për vende dhe njerëz të ndryshëm. Të zgjohemi të gjithë sa më shpejtë bashkërisht, ngase kështu “të pirë” nuk i shohim gjërat që po na ndodhin para syve, andaj bota jonë e përditshme gjendet në një kaos të neveritshëm! (Video marrë nga “Zëri i Amerikës”)