Klinika e gastros në Shkupit është furnizuar me kapsula të reja endoskopike, përmes të cilave në mënyrë efikase dhe pa dhimbje diagnostifikohen smundjet e zorrëve të holla te pacientët. Kapsolat janë kamera me bateri në formë tabletash, të cilat gëlltiten dhe depërtojnë në zorrët e pacientit duke ju sjellë mjekëve pamje nga muret e zorrëve.
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe thotë se metoda e re e diagnostifikimit të sëmundjeve të zorrëve do të përmirësojë shërbimet mejkësore.
“Metodëe re e shërbimit në klinikë është lehtësim i ndiesëm për pacientët, diagnostigfikim I shpejtë si dhe diagnostifikim në fazën e hershme të sëmundjes. Kjo është e tëra që duam ta arrijmë. Në mënyrë të ndieshme të përmirësojmë shërbimin mjekësor”, tha ministri Filipce.
Mjekët e klinikës shpresojnë se metoda e re e kapsulave endoskopike u kursen kohë dhe mjete pacientëve, të cilët deri tani për këtë shërbim shëndetësor është dashur të udhëtojnë jashtë vendit dhe të shpenzojnë shuma të majme parash. Shërbimi i ri do të ofrojë edhe pacietnët e vendeve fqinje, ku ende nuk është vënë në përdorim kjo metodë e diagnostifikimit, siç janë Kosova dhe Shqipëria.
Ministri i shëndetësisë ka përsëritur se heqja e participimit në shëndetësi nuk do të thotë se spitalet do të mbeten pa mjete dhe se me këtë do të përkeqësohen edhe shërbimet mjekësore sepse mungesa e mjeteve do të kompensohen nga buxheti i shtetit. Mjete shtesë, Filipçe ka premtuar edhe për rritjen e pagave, kujdestarinë dhe specializimin e mjekëve.
Sipas tij, shumë shpejtë Ndërmarjen komunale e higjienës do të nisë me mbledhjen e bërllogut të Klinikës së Shkupit sepse më mirë mjetet të shkojnë në ndërmarrjen publike se sa të angazhohet ndonjë ndërmarrje private.
Almakos
Data 04.09.2025
Aktuale
- LSDM: ASK të bëjë deklasifikimin e dokumentacioneve për aferën për përgjime
- VLEN: Bujar Osmani gënjeu para qytetarëve për takimet e tij me Nikolla Gruevskin
- Filipçe: 17.000 punëtorë më pak, studentët ikin jashtë, të rinjtë nuk shohin perspektivë në Maqedoni
- Taravari: Dy të rinj shqiptarë u rrahën në Tetovë vetëm pse janë shqiptarë!
- Kërkime për një shtetase të Maqedonisë së Veriut në pjesën detare të Halkidikit – është gjetur shëndoshë e mirë në tokë
- Pago+, një produkt inovativ nga Rubicon, për sigurine financiarë të femijëve dhe të rinjve
- Maqedonia e Veriut me ambasador të ri në Paris
- Kur dasma shndërrohet në tragjedi: Vjedhja e dhuratave që tronditi çiftin