Prej nesër, qytetarët e Shkupit mbetjet e forta do të mund t’i deponojnë pa pagesë në qendrat e selektimit të mbeturinave, në Karposh, Shuto Orizarë dhe Vardarishte. Drejtori i Nëdrmarrjes Publike ‘’Higjiena Komunale’’ Abdulsamet Shabani thotë se kjo masë duhet të përmisojë higjienën publike.
”Ne duam t’i kujtojmë qytetarët dhe subjektet juridike se Ligji për higjienën publike të Republikës së Maqedonisë ndalon që mbeturinat e rënda dhe mbetjet ndërtimore të hidhen në kontejnerët për mbeturina, si dhe në sipërfaqe publike. Për çdo shkelje të këtij ligji parashikohen sanksione që kryhen nga shërbimet e inspektimit të Qytetit të Shkupit dhe komunave,” deklaroi Shabani.
Për të parandaluar ndotjen e hapësirë publike, inspektorët komunal të Qytetit të Shkupit do të bashkëpunojnë me inspektorët e komunave do të inspektojnë gjendjen me dron.
”Qytetarëve ju mundësojmë vende ku ti hedhin mbeturinat, dhe apelojmë të gjithë që shohin parregullësi ti lajmërojnë në Inspektoriat. Inspektoriati I Qytetit të Shkupit është mjet i qytetarëve përmes të cilës mund ti realizojnë të drejtat e tyre,” ka deklaruar udhëheqësi i inspektoriatit të Qytetit të Shkupit Miroslav Bogdanovski.
Qytetarët mbeturinat do të duhet ti deponojnë me veturat të tyre, por në rast se kanë nevojë që hedhje të kryhet me automjetet speciale të ndërmarrjes, ata mund të kërkojnë shërbim në linjën falas telefonike 080022233 në NP “Higjiena komunale”.
Almakos
Arbnora Memeti