Kryetari i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i ka ftuar qytetarët të dielën që t’i bashkangjiten marshit protestues, siç thotë ai kundër politikave të qeverisë.
‘’’Nuk ka as datë për bisedime në BE, e as ftesë pa kushte për në NATO. Sepse kemi një Qeveri të papërgjegjëshme. Patjetër të ndalojnë këto dështime,’’ deklaroi Mickoski.
Mickoski paralmëron se nuk do të ndalen protestat. Protesta e rradhës është të dielën me fillim nga ora 13 në Kavadarë./Almakos