MPB-ja edhe njëherë ka njoftuar opinionin e gjerë se rasti është zbardhur, lidhur me humbjen e jetës Nikolla Sazdovski, i cili në datën 29 të muajit të kaluar u sulmua fizikisht nga tre djem në stacionin e autobusit në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” në Shkup.
I hedhim poshtë të gjitha dezinformatat të individëve dhe partive politike të pa përgjegjshme të cilat e keqpërdorim vdekjen e të riut, thuhet në kumtesën e MPB-së.
Gjithashtu nga MPB-ja njoftojnë se i tërë dokumentacioni që do të përdoret si dëshmi është dorëzuar në Prokurorinë Publike në Shkup, ku e njejta shtojnë se është përgjegjëse për të kualifikuar këtë lëndë.