Qytetarët me qëndrime të ndara sa i përket ftesës së NATO-s për fillim të bisedimeve para-aderuese për anëtarësimin e vendit në aleancën euro atlantike. Një pjesë e të anketuarve nga Alsat M konsiderojnë se NATO duhej të jepte ftesë pa kushte duke shtuar se procesi i bisedimeve mund të zgjasë. Një pjesë tjetër e qytetarëve përshëndesin konkluzionet e dala nga samiti i NATO-s për Maqedoninë.
“Ajo nuk është ftesë, ata luajnë me ne. Më tutje do të kërkojnë bisedime të tjera dhe përsëri më tej do veprojnë njëjtë. Nëse na pranonin duhej menjëherë të na pranojnë dhe jo me kushte!
“Jemi vonuar për në NATO”.
“NATO duhej të ishte më korrekte dhe më konkrete ndaj Maqedonisë. Shumë më herët është dashtë të na e japin këtë ftesën që tash e kanë bërë”
“Ajo dje ishte çfarë ishte për më tej çfarë do bëhet. Nuk jam optimist, populli janë shumë të dëshpëruar, revoltuar nuk e di pse”
“Për të hy në NATO ka shumë punë. Duhet të ndalohen fjalosjet, duhet disa punë të bëhen e më pas duhet të hyjmë në NATO. Maqedonia për t’i plotësuar këto kushte mendoj se nuk do ia del”
“Për të gjitha vendet të cilat u anëtarësuan viteve të fundit në NATO hyrën në mënyrën si ne. Të gjitha vendet të cilat kanë hyrë në NATO njëherë zhvilluan bisedime, një vit përgatitje e më pas hyrje në NATO. Jam optimist nëse ka sukses referendumi, nëse ne i kryejmë punët tona”.
“Bisedimet për anëtarësim nga ana e selisë së NATO-s është për tu përshëndet mirëpo ne duhet të përmirësohemi, të bëjmë ndryshime komplete atë që kërkohet. Maqedonia ngjallet, shpëton nga ajo që ishte e vdekur dhe kjo mvaret e gjitha nga ne sa do jemi të përgjegjshëm ndaj asaj t’i ndryshojmë gjërat që kushtëzohen. Nuk janë kryer obligimet tona ndaj NATO-s prandaj duhet deri në fund të kushtëzojnë. Kryhet nga ne dhe kryhet e gjitha”.
Vjollca Aliti