Nuk mundet “Eko Guerila” apo cilado organizatë tjetër të tregojë a do të funksionojë ndonjë kompani ose jo. Askush nuk mund të jetë mbi institucionet e shtetit. I qartë është qëndrimi i Qeverisë, Jugohromi nuk mund të punojë nëse nuk i përmbush standardet ekologjike, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të projektit të parë për fondin klimatik të gjelbër, Angjushev theksoi se Jugohrom tani ka vendosur filtrat dhe i gjithë procesi duhet të përfundojë deri në tetor-nëntor të këtij viti. Kompania, në përputhje me planin financiar, duhet të sigurojë edhe një milionë euro, ndërsa nëse atë e bënë Qeveria do t’i ndihmojë me kredi prej 1,5 milionë euro nga Banka e Maqedonisë për përkrahje të zhvillimit, me çka do të mund të finalizohet procesi në përgjithësi.
“Është rënë dakord Jugohromi të vendosë filtrat. Pronari i kompanisë u përball me vështirësi të caktuara financiare rreth zbatimit të projektit. E shqyrtuam situatën dhe konstatuam se ekziston fizibilitet për të vepruar, sidomos me gjendjen aktuale të çmimeve të metaleve në aksionet botërore. Mund të punojë me përfitim dhe të realizojë përfitim”, tha Angjushev.
Sipas tij, Jugohrom u vonua me projektin, por ajo është fabrikë private dhe Qeveria nuk mund të ndërhyjë në punën e saj, por e inkurajon investitorin, gjegjësisht do t’i ndihmoj.
“Nëse Jugohrom i përmbush standardet ekologjike që është në interes të shtetit, ndërsa mbi të gjitha në interes të punonjësve dhe banorëve të atij rajoni, do të vihet në funksion”, potencon zëvendëskryeministri.