Një grup e taksistëve kanë bllokuar sot udhëkryqin tek gjykatat në Shkup, në shenjë proteste kundër Qytetit të Shkupit, për shkak të siç thonë, transferimit të stacionit të vjetër të taksive tek hyrja e Çarshisë. Taksistët thonë se stacionin e ri që ua ka ndërtuar Qyteti i Shkupit, është larg stacionit të vjetër dhe aty nuk kanë punë sepse nuk ka shumë kalimtarë.
MENDUH GAVAZI, TAKSIST
“Kërkesa jonë është që të mundemi të parkohemi tre vetura, ku kemi qënë para Zeginit. Të na mundësojë qyteti i Shkupit, tre makina, mandej ne stacionin e ri do ta shrytëzojmë për të pritur rend për të arritur deri tek vendi i caktuar për të dalë. Për këtë kërkesë në ndërkohë kemi qënë në stacion të policisë në Bitpazar, ata na kanë thënë se ‘ne e kryjmë detyrën që na thonë’. Mandej kemi qënë deri në qytet të Shkupit, ata na thonë ‘se menzi se morëm një vendim të përbashkët me MPB-në se ashtu duheshka me ligj he e bërëm atë taksi stacion’. Mirëpo, pyetja jonë është se Ju e bën taksi stacionin e juaj me ligjet e Juaja, mirëpo ne ku të shkojmë që atje nuk kemi punë”.
Taksistët thonë se tashmë disa prej tyre kanë marrë edhe dënime të larta nga policia, për parkim në staconin e vjetër.
TAKSIST
“Këto dënime janë pse janë parkuar në vendin e vjetër, sepse tek i riu nuk ka punë as për të siguruar familjen. Është vend i fshehur. Pardje një dje pesë”.
TAKSIST
“Edhe na kanë kërscënuar se për ditë do të na dënojnë, çdo orë do të na dënojnë”.
Por të pyetur nga mediat, nga Qyteti i Shkupit thonë se me rregullimin e hapësirës së parkingut të taksistëve në Bitpazar është rregulluar problemi shumëvjeçar që kanë taksistët në këtë pjesë të qytetit.
QYTETI I SHKUPIT
“Vendi ku taksistët janë parkuar deri më tani ka qënë vend i paligjshëm dhe aty deri më tani janë parkuar nën rrezikun e ndëshkimit. Apelojmë tek të gjithë taksistët që të shfrytëzojnë hapësirën e cila është rregulluar për këtë qellim, pasiqë ç’do hap që është marë në lidhje me aksionet në Bitpazar është hap për të cilin paraprakisht jemi konsultuar me njerëz të cilët jetojnë, punojnë ose shfrytëzojnë atë hapësirë dhe ndryshim ose lëshim në këtë drejtim nga ana e Qytetit të Shkupit nuk do të ketë”.
Taksistët thonë se do të protestojnë deri sa të gjejnë mirëkuptim nga Qyteti i Shkupit, për shkak se siç thonë ata, tek stacioni i ri nuk mund të sigurojnë as bukën e gojës, sepse nuk mund të fitojnë më shumë se 200 denar në ditë. Mefail Ismaili /SHENJA/