Filloi rinovimi i stadiumit “Vëllazërimi” në Kërçovë i cili ishte nën ujë pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut pranveror. I gjithë inventari u shkatërrua dhe për këtë arsye ekipi i futbollit të “Vëllazërimit” u detyrua disa ndeshje t’i luajë si nikoqir në stadiumin e qytetit në Kërçovë. Federata e futbollit të Maqedonisë vendosi të ndihmojë klubin e futbollit “Vëllazërimi”. Së pari filluan punimet në drenazhin e stadiumit në katër anët e terrenit. Sekretari i klubit të futbollit “Vëllazërimi”, Arian Imeri u shpreh i kënaqur nga ndihma e FFM-së e cila filloi të realizohet.
“Fillimisht është paraparë të punohet në drenazhin e terrenit, ndërsa më pas do të vijojë rikonstruksioni i dhomave për veshje të stadiumit si dhe furnizimi i inventarit të nevojshëm me vlerë prej rreth 35.000 eurosh, ku do të ndërtohen edhe katet e sipërme të këtij objekti”, tha Imeri. Ndryshe, më parë FFM-ja e rinovoi edhe stadiumin e qytetit në Kërçovë gjegjësisht dhomat e veshjes në këtë objekt.
Data 06.09.2025
Aktuale
- Zejd Rexhepi: Me 19 tetor do të sjellim ndryshimet kombëtare në tërë territorin e shtetit
- New York Post artikull për skandalin e Charls McGonigal: Ish-zyrtari i FBI-së dekonspiroi hetimet tek kinezët! Zbardhën bisedat me ‘Personin B’! Si u përfshi edhe James Biden
- Bujar Osmani: Energjia e rezistencës tregon që ndryshimi është i pashmangshëm në Çair
- Çfarë na sjell iPhone 17? Zbuloni risitë dhe surprizat e pritura
- Ngjarje e rëndë në Shkup: Adoleshenti sulmon me thikë babain
- Shoqatat e Gazetarëve: Është e papranueshme sjellja e pahijshme e përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë ndaj gazetarëve
- Lëvizja Arbëria drejt finalizimit të marrëveshjes me VLEN-in për zgjedhjet lokale
- 17-vjeçari nga Shkupi tenton të vrasë të atin me thikë!