Franca i jep mbështetje të plotë implementimit të marrëveshjes së fundit midis Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë lidhur me emrin, është qëndrimi të cilin do ta transferojë shefi i diplomacisë franceze Zhan-Iv Le Drianj në Samitin nga Procesi i Berlinit kushtuar Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Londër.
Siç thuhet në deklaratën e zëdhënëses së Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Anjes Fon Der Mil, të të marrë nga Ambasada franceze në Shkup, në Samitin në të cilin marrin pjesë tetë vende të Bashkimit Evropian (Gjermania, Austria, Kroacia, Franca, Italia, Polonia, Britani e Madhe) dhe gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, ministri Le Drian do ta përfaqësojë presidentin e Republikës së Francës.
“Dialogu politik i vendosur në këtë rast midis vendeve-anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe projektet konkrete të cilat kishin për qëllim të përshpejtohen shkëmbimet ekonomike, t’u jepet mbështetje të rinjve dhe të zgjidhen kontestet dypalëshe, kontribuuan për stabilizim të qëndrueshëm, për zhvillim ekonomik dhe social dhe për afrim drejt Evropës të këtij rajoni”, theksoi mes tjerash, ministri francez për Evropë dhe për Punë të Jashtme.
Ai sërish do ta shprehë mbështetjen e Francës drejt pajtimit midis vendeve dhe popujve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht përmes Zyrës Rinore për Bashkëpunim Rajonal (RIKO), të formuar sipas modelit të Zyrës francezo-gjermane për të Rinj (OFAJ), theksohet në deklaratën e zëdhënëses Fon Der Mil.