Ferenc Pushkash është një nga emrat më të njohshëm që i ka mbrojtur ngjyrat e kundërshtarit të Rabotniçkit, ekipit Hungarez, Honved. Edhe krahas traditës të madhe futbollistike dhe emrave të famshëm të cilët e kanë mbajtur fanellën e kësaj ekipe, megjithatë, strategu i Rabotiçkit, Gjore Jovanovski mendon se ekipi i tij do të arrijë ta eliminojë kundërshtarin.
“E respektojmë ekipin e Honvedit. Vjen nga një kampionat i cili është në një nivel më të mirë sesa i yni dhe është një ekip me traditë të madhe futbollistike. Unë jam optimist. Besoj në ekipin tim dhe këtë nuk e them vetëm për shkak të respektit ose për ti motivuar lojtarët. Mendoj se kemi mundësi që ta kalojmë Honvedin”, tha Gjore Jovanovski – trajner i Rabotniçkit.
Rabotniçki këtë periudhë zhvilloi gjashtë ndeshje në kuadër të përgatitjeve ne Slloveni. Sipas Ostoja Stjepanoviq, ekipi ka mjaft kohë për të analizuar dhe të futet i përgatitur në ndeshjen kundër Honvedit.
“Ne si futbollist jemi të përgatitur. Përgatitjet i kemi zhvilluar shumë mirë. Kemi mjaftueshëm informacione dhe kohë për tu përgatitur. Mendoj se do të futemi të përgatitur në ndeshjen e nesërme, ndërsa neve na ngelet vetëm që të japim maksimumin”, Ostoja Stepjanoviq – Rabotniçki.
Honvedi hungarez për herë të dytë vjen në Maqedoni. Në sezonin e vitit 96/97, në garën e atëhershme Trofeu i fituesve të trofeve luajti kundër Slloga Jugomagnatit, Shkupit të sotshëm. Ekipi hungarez ishte më i mirë atëherë dhe shënoi fitore 2:0.
Ndeshjet e tyre në Liga Evropa, Shkupi dhe Vardari do ti zhvillojnë të enjten kundër Gllasgov Rengjers dhe FC Pjunik.
Përgatiti: Jordanço Cvetanovski