Nën moton “Mirë se vini mërgimtarë”, sivjet Komuna e Gostivarit do t’i mirëpret në mënyrë dinjitoze mërgimtarët tanë dhe do tu mundësojë atyre një qëndrim të këndshëm në
vendlindje gjatë pushimeve verore. Hapi i parë që ndërmori Komuna e Gostivarit në këtë drejtim është riaktivizimi i Zyrës së Mërgimtarëve në kuadër të administratës komunale prej më 1 korrik dhje e cila do të qëndrojë e hapur deri më 31 gusht, ndërsa ofron shërbime falas nga 12 orë në ditë, thuhet në njoftimin e komunës. Krahas kësaj, gjatë qëndrimit në vendlindje, mërgimtarëve u mundësohet që pa pagesë t’i dërgojnë fëmijët e tyre të moshës parashkollore në çerdhet e Gostivarit, për çka tashmë
Komuna ka siguruar kuadër plotësues, si dhe ndjekjen e kurseve falas të gjuhës shqipe.
“Për t’ju dëshiruar mirëseardhje, në ditët kur fluksi i mbërritjes së mërgimtarëve do të jetë më i madh, aktivistët e Forumit Rinor të shoqëruar edhe nga administratorët komunal, në hyrje të qytetit do tu ndajnë atyre fletushka me agjendën e aktiviteteve kulturore-sportive të projektit “Ditët e mërgimtarëve”, nënvizohet në komunikatën e komunës. Aktivitetet e ndryshme kulturore-zbavitëse dhe rekreativo-sprotive do të fillojnë më 15 korrik (e diel) në sheshin e qytetit me shfaqjen e Stand Up komedisë në performancë të humoristit të mirënjohur Hasim Memishi Sopi. Ndërsa nga aktivitetet kulturore, janë paraparë edhe dy shfaqje tjera teatrale.
Në agjendën e pasur janë përfshirë edhe disa koncerte, një me këngë dhe valle folklorike, një me këngë zbavitëses shqipe, një koncert rinor multietnik dhe një me Ilahije.
Për fëmijët do të organizohet një koncert special si dhe një kuiz diturie, ndërsa në agjendë është edhe organizimi i një turniri në futboll të vogël, turnir shahu dhe Tuning Show me automobila.
Komuna e Gostivarit, mërgimtarët i konsideron si një kategori mjaft e rëndësishme qytetarësh si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror, andaj me qëllim që të ata të mos i shkëpusin lidhjet me atdheun dhe të vazhdojnë të mbeten faktor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit, do të bëjë përpjekje maksimale që qëndrimin në vendin e tyre të origjinës, t’ua bëjë më tërheqës dhe t’i joshë brezat e rinj që ta vizitojnë rregullisht Gostivarin.
Data 06.09.2025
Aktuale
- Zejd Rexhepi: Me 19 tetor do të sjellim ndryshimet kombëtare në tërë territorin e shtetit
- New York Post artikull për skandalin e Charls McGonigal: Ish-zyrtari i FBI-së dekonspiroi hetimet tek kinezët! Zbardhën bisedat me ‘Personin B’! Si u përfshi edhe James Biden
- Bujar Osmani: Energjia e rezistencës tregon që ndryshimi është i pashmangshëm në Çair
- Çfarë na sjell iPhone 17? Zbuloni risitë dhe surprizat e pritura
- Ngjarje e rëndë në Shkup: Adoleshenti sulmon me thikë babain
- Shoqatat e Gazetarëve: Është e papranueshme sjellja e pahijshme e përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë ndaj gazetarëve
- Lëvizja Arbëria drejt finalizimit të marrëveshjes me VLEN-in për zgjedhjet lokale
- 17-vjeçari nga Shkupi tenton të vrasë të atin me thikë!